Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka folur për herë të parë sa i përket ngjarjeve të dy ditëve të fundit, mbi trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi e më pas në Evropën Qendrore. Bëhet fjalë për atë që e cilësojnë si “Baronin e Ballkanit” dhe mediat greke kanë nxjerrë emrin e Klemend Balilin, drejtor i transporteve në Sarandë.
“Kam dijeni, është operacion i përbashkët me policinë amerikane të drogës, DEA-n, policinë greke dhe disa partnerë. Është një nga operacionet me të suksesshëm në luftë kundër krimit të organizuar. Ka shumë më shumë se sa thuhet në aspektin investigativ. Është bërë shumë zhurmë për këtë gjë. Subjektet nuk mund t’i komentoj për shkak të hetimit dhe karakterit që ka çështja. Janë hetime, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Janë personazhe të botës së krimi”, deklaroi Çako. I pyetur drejtpërdrejt a është nën hetim drejtori i transporteve në Sarandë, zyrtari më i lartë i Policisë së Shtetit tha se nuk kishte asnjë koment.
Policia e Shtetit ka pranuar se ka një operacion antidrogë, i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim me policinë greke, DEA-n amerikane dhe forcat policore të disa vendeve europiane. Operacioni konsiderohet si ndër më të mëdhenjtë kundër trafikimit të lëndëve narkotike në rajon dhe BE. Ditë më parë autoritete greke bllokuan rreth 700 kg kanabis që ishte nisur me skaf nga Shqipëria.

Po c’te thote ky diteziu qe policia e Tahirit ishte ne sherbim te derdimenit qe kerkohej per tu arrestuar nga greket e qe kendej kufirit e kishin bere drejtor dhe e konsideronin njeri me mbrojtje te forta politike. Njesoj si puna e makines se Frrokut ku ishte fshehur i kerkuari nga policia por mjaftoi ajo telefonata e famshme “nga lart” qe te mos prekej.