Drejtori i Senatoriumit: Rasti i Tires për ne është një rrufe në qiell të pastër!

time

Drejtori i “Shefqet Ndroqit”, mjeku i njohur Perlat Kapisyzi, ishte i ftuar mbrëmjen e së premtes në studion e emisionit “Java në RTSH”.

Kapisyzi foli për herë të parë rreth rastit korruptiv të pastrueses së spitalit në fjalë, Tire Alldervishi. Ai tha madje se e arrestuara dhe e ndjera e kishin prezantuar veten e tyre si të afërme, para personelit mjekësor.

Njerëzit kanë temperamentin, por edhe karakterin. Ky i fundit është i lidhur me fenotipin. Ndikimi i ambientit dhe shoqërisë mbi virtytet e individit. Kuptohet që Tirja nuk ishte fenomeni i ri që u zbulua, por është një fenomen shumë i dënueshëm që ndodhi në një moment delikat. Ajo që kam unë si apel është që duhet të ketë më shumë besim te bluzat e bardha. E ndjera që iku, nuk ka ikur asnjë moment pa ia dhënë ushqimin dhe vaktin e spitalit. Por ka ikur duke pritur t’i vinte ushqimi i shtëpisë përmes Tires.

Por kur Tirja thotë e kam tezen e burrit, dhe e ndjera thotë kjo është mbesa ime, çfarë mund të bëhet më tepër… Mjeku jo hyn një herë te pacientët ,por disa herë. Të paktën në katër ditë të javës edhe shefi i shërbimit bën vizitë gjenerale. Si nuk u tha në një moment nga një pacient se janë lënë pa ngrënë? Rasti i Tires për ne është një rrufe në qiell të pastër...” – tha Perlat Kapisyzi për ‘Java në RTSH’.

h.b/dita

Share This Article
11 Comments
  • Genjeshtar! E di e gjithe Shqiperia qe merrni leke dhe veproni si celula te vogla, te pavarura, te pameshirshme;tek porta, infiermieri, farmacisti, anestezisti, doktori, kirurgu skuader shushunjash.

    • Doemos si mund ta dije,se zotrote ke qene duke mbledhur paret njelloj si Tiorja!
      Ne se ne spital do kishte kontyroll te vazhdueshem nga ty si drejtor,nuk do kishte kaq guxim Tirja dhe shume te tjere si Tirja aty!
      Kaq idiot qenka ky sa kujton se shfajesohet po te thote se rasti i Tires na ra si rrufe ne qiell te paster!
      Vjedhja e pacienteve te duket qiell i paster,o derdimen,prandaj u habite!
      Ti je per ne burg e jo drejtor spitali!
      As te genjesh nuk di o torollak!

  • Fakti,qe ky drejtor,burri i zv.ministres Rakacolli verteton me se miri se sa ka degraduar shendetesia jone dhe konkretisht Senatoriumi!
    Ky drejtor duhej te ishte shkarkuar dhe t’i jepej drejtesise!
    Lojrat e fjaleve qe ben marin shkas se ne shendewtesi jane te mpleksur te gjithe!
    Ujku mjegull do-thote populli,prandaj kur nje sanitare wc-je i merr vetem nje pacienti 8 milion leke dhe tjetra i vjedh karten e debitit te pacientit,tregon se aty duhet te bjere bomba atomike e jo te justifikohen!
    Shendetesia eshte bere si kampet e perqendrimnit nazist!
    Njerezit kane frike t’u afrohen mjekeve dhe infermiereve se nuk te bejne ghje pa u dhene ryshfet!

  • Me e shumta, je dhe ti hajdut si TIrja
    Me e pakta, je nje budalla, krric gomari qe nuk ke haber nga realiteti.
    Qenke dhe drejtor….

  • Ma ne fund po i vjen ndermend se duhet te pergjegjet per skandalet n’ate spital?!
    Mire e ka me fenotipi (!) – ne qofte se di cka eshte- po duhet t’ia applikoje vetit edhe shoqes!

  • Tirja rrufe ne qiell te paster se Gruaja zv ministre dhe burri Drejtor eshte normalitet. I mbyllin aferat brenda krevatit. Nese flene bashke se eshte shume e dyshimte.

  • Poshtersia me e madhe eshte kur maskarenjte perpiqen te bejne te ndershmin kur i madh e i vogel jo vetem brenda vendit por edhe jashte vendit e dine cfare kulmi ka arritur hajduteria dhe korrupsjoni ne Shqiperi!

  • DMTH qe ju qenkeni qielli i paster ! Edhe ata qe u hodhen nga dritaret e kane bere apostofat per t’ju diskretituar ju ashtu si dhe Tirja. Fajin e ka Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *