Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim dosjen e drejtorit të Shëndetit Publik, Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinjerit Panajot Pilani.
Ata akuzohen për fallsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre, pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011.
Hetimi ndaj të pandehurve është zhvilluar fillimisht me masën e sigurimit “arrest në burg”, e cila u ndryshua nga Gjykata e Apelit në “detyrim për paraqitje”./E.T
