Drejtoria e Burgjeve urdhër për punonjësit: Qëndroni larg fushatës

Bledar Lumani

Fushata ka filluar dhe partitë politike kanë shfrytëzuar çdo mjet për ta bërë atë gjithëpërfshirëse dhe populiste.

Akuzat se mjetet dhe personeli i administratës shtetërore po përdoren për qëllime fushate, vetëm një muaj përpara zgjedhjeve vendore, kanë ndërgjegjësuar disa institucione.

I pari që ka lëshuar një urdhër për këtë mospërfshirje ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Në urdhrin e Brendshëm të Drejtorit të Burgjeve, që Ora Neës ka mundur të sigurojë, Artur Zoto i drejtohet të gjithë Drejtorive të burgjeve si dhe paraburgimeve.

Me anë të këtij dokumenti, Zoto i komunikon çdo punonjësi të administratë së burgjeve, duke paralajmëruar se në rast të konstatimit të përfshirjes në fushatë, ata do të rrezikojnë vendin e punës.

I njëjti urdhër është firmosur edhe për punonjësit e policisë së burgjeve, të cilët garantojnë sigurinë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Sipas Zotos, ky urdhër ka për qëllim të mbajë punonjësit e administratës larg përfshirjes në fushatën politike.

Rastet e mëparshme kanë treguar që administrata publike është përdorur në fushatë, një e vërtetë e cila është emetuar edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë si një problem shqetësues.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *