Drejtoria e Hetimeve Tatimore, pas dorëheqjeve të shumta të drejtuesve, ka një drejtues të ri.
Enertil Canaj nuk vjen nga strukturat e policisë.
Ai ka qenë pjesë e aksioneve të hetimit tatimor, në rolin e Përgjegjësit të Sektorit të Hetimit Tatimor, në luftën ndaj informalitetit.
Canaj ka studiuar Ekonomi dhe Financë dhe punon pranë Sektorit të Hetimit Tatimor prej vitit 2014.
Ka qenë pjesë e aksioneve te hetimit tatimor në luftën ndaj informalitetit në bregdetin e vendit, aksione të cilat vendosen rregull ne biznese gjate sezonit turistik.
Canaj është emëruar zyrtarisht, në datën 16 Janar, me vendim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Ofertuesi me i larte