Kush është drejtorja e re e Burgut të Grave dhe emrat e tjerë të dalë pas konkursit

Ornela

Elona Demollari (në foto) është drejtoresha e re e Burgut të Grave, pasi u shpall fituese e konkursit të zhvilluar së fundmi – shkruan gazeta Tema.

Demollari vjen në krye të këtij institucioni pas disa ekperiencave të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut, burgjet dhe institucionet e kujdesit social. Ajo ka qenë prej 6 vitesh këshilltare në kabinetin e Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme në monitorimin e burgjeve në Shqipëri.

32 vjeçarja e diplomuar në Universitetin e Tiranës me një Master Shkencor për Drejtim dhe Menaxhim ka një eksperiencë studimore të shtrirë në IEPV, drejtoritë e policisë dhe komisariatet vendore, si dhe në disa nga institucionet model të izolimit dhe kujdesit social jashtë Shqipërisë.

Demollari ka kryer trajnime mbi metodologjitë e inspektimit në Burgun e Palermos monitorim i përbashkët me Difensore Civico në Itali, në burgun e grave Eleona, Thiva në Greqi ku vuajnë dënimin 43 gra shqiptare si dhe në burgun Soto del Real në Spanjë.

Ajo ka studiuar gjithashtu pranë Avokatit të Popullit në Portugali mekanizmat e Parandalimit të Torturës, standardet europiane dhe problemet e mbipopullimit në burgje.

Demollari ka qenë pjesë e grupit të trajnuar për inspektimin e institucioneve të kujdesit social pranë Avokatit të Popullit të Republikës Çeke. Për një periudhë 4 vjeçare ka qenë një nga drejtueset dhe orientueset e projektit danez “Forcimi i kapaciteteve të AP: monitorimi i burgjeve, pushteti vendor dhe organizatat e shoqërisë civile”.

Drejtorja e re e burgut të grave së fundmi ka punuar në kabinetin e Drejtores së Përgjithshme të Doganave, Belinda Ikonomi.

 

Drejtorët e rinj të burgjeve të zgjedhur me konkurs:

 Fushë Krujë – Agron Hysi

 Sarandë – Nasip Hoxha

 Vlorë – Ilir Aliaj

 Tepelenë – Redi Rama

 Shkodër – Gezim Selimi

 Rrogozhinë – Ibrahim Bejo

 Peqin – Emin Shpata

 Lushnjë – Judmir Shurdhi

 Tropojë – Flutura Vatoci

 Kukës – Seit Vucaj

 Korçë – Novruz Hoxha

 Lezhë – Shaban Hysa

 Fier – Arjan Hasani

 Elbasan – Andis Salla

 Burrel – Fatjon Kurti

 Berat – Hikmet Kellici

 Krujë – Abaz Lleshi

 Durrës – Qazim Hoxha

 “A.Demi” – Elona Demollari

 “J.Misja” – Maksim Hamiti

 “M.Peza” – Mithat Shimaj

 Kavajë – Njazi Deliu

 Vaqar – Petrit Myslymi

 Spitali Burgjeve – Apostol Luca

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *