Drejtues të mediave: Ambient i disfavorshëm për mediat në Kosovë

redaktor

Udhëheqës të mediave të Kosovës kanë shfaqur pakënaqësi të mëdha lidhur me sistemin politik me të cilin po qeveriset Kosova dhe me skemën mediale të Kosovës, shkruan gazeta “Tribuna”.

Në disa kontribute të tyre për misionin vëzhgues të Bashkimit Evropian, ata kanë thënë se situata e mediave në Kosovë është e rëndë për shkak të vështirësive financiare por edhe për shkak të sjelljes së politikës dhe grupeve të interesit.

Sipas tyre, problemet kryesore që kanë mediat janë mungesa e pavarësisë dhe kriza financiare, sepse “i gjithë ambienti kosovar është i disfavorshëm për mediat”, duke filluar nga tregu i marketingut e deri tek sjellja e qeverisë.

Njëri prej përfaqësuesve të medias ka shfaqur pakënaqësi për profesionalizmin e RTV21, ndërsa një tjetër ka shfaqur rezerva për qëllimin e krijimit të televizionit Klan Kosova. Sipas tij, 70 për qind e pronësisë së këtij televizioni tash i takon kompanisë “Devolli”.

Disa nga udhëheqësit e mediave kosovare e kanë përkufizuar sistemin e qeverisjes nga kryeministri Thaçi si të korruptuar. Ata kanë dhënë edhe qëndrime favorizuese për disa subjekte politike në vend.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *