Drejtues të rinj në komisariatet e Fierit dhe Mallakastrës

Leda Hysa

Lëvizjet në Policinë e Shtetit janë shoqëruar edhe me ndryshimin e krerëve të komisariateve të Fierit e Mallakastrës.

Në këtë kuadër, Kryekomisar Ledio Ibrahimi që mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Mallakastër, u emërua Shef Komisariati në Fier.

Ai zuri vendin e të larguarit rreth dy javë më parë, Henerigert Mitri, i cili u vendos drejtori i policisë së Lezhës.

Komisar Alfred Thaçi, i cili më parë  mbante detyrën e Shefit të Hetimit të Aksidenteve në Komisariatin Rajonal Tiranë, emërohet shef i Komisariatit Mallakastër.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *