Drejtuesi e një automjeti humb kontrollin dhe përfundon brenda një dyqani, plagosen 4 persona (FOTO)

Edlira Shehu

Katër persona raportohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qendër të qytetit të Beratit.

Një makinë “Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një dyqani. Si pasojë 4 kalimtarë të rastit kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *