Sot objekt i shkrimit tim,
Lehtë u bë diplomacia,
Pasi gjithë misionet tona,
Qekan mbush’ me bij e bija!
Qekan mbush’ me bij e bija!
Të kupolës kriminale,
Ndaj të gjith’ misionet tona,
Sot jan’ kthyer në ca hale!
Islamiku i baba Cekës,
Na i bëri një shërbim,
Për ta parë me sy të lirë,
Këtë llum e degradim!
Mburren: ‘Vijm’ nga fis i mirë’
Shyqyr Zotit që i kemi!
Kujt i plasi se nga vini,
Sot çfar’ jini ësht’ problemi!
S’është i vetëm Neritani
Që me Salën “pati fat”,
Soj’ i tija Shqipërinë,
E kanë bër’ si bankomat!
S’ka mjedis që s’e ka prekur,
Tentakul’e injorancës!
Prishur krejt kjo Shqipëria
Prishur krahët e balancës,
Ndaj dhe janë shpërfytyruar,
Në harbutë e në harbute,
Ngrihet sot parajsë e tyre,
Mbi mizerjen absolute!
Na ësht’ bërë sot “mençuria”,
Atribut i maskarenjve,
Ne na mbeti që të tundim,
Flamurin e budallenjve!
Nuk mund t’i përmend me radhë,
Të gjithë llojet e kancerit,
Po kuptohet lehtësisht,
Që jetojmë Kohën e Derrit!
Post skriptium:
Kush e pa Berishën,
Mbrëmë në Kuvend,
Të gjithë kanë menduar:
“Iku-krejt u çmend!”
Unë që kaq vite,
Atë kam studiuar,
S’e kam parë si dje,
Kaq të revoltuar!
S’e kam parë kurrë,
Kaq të inatosur,
Njëlloj sikur vetë,
Të ishte gjakosur!
Sala qe përfshirë,
Rënd’ nga marrëzia,
I qenka përdhosur,
Keq diplomacia!
Po me kaq nxitim,
Mos e merr o plak,
Si paske harruar,
Se ke derdhur gjak!
Vrave katër njerëz,
Parvjet o i gjorë,
Po s’u ngrit për ty,
Grupi hetimor!
Tani në të ikur,
Jini qesharakë,
Ju mostra të liga,
Ju që derdhët gjak!
Unë do t’i thoshja,
Ky Komision Leshi,
Mund dhe të zbulojë,
Ndonjë ndukje veshi!
Ju që kini duart,
Si qymyr të pastra,
Jepini komisionit,
Dhe ca brisqe “Astra”!

HA HA saliu eshte shum i Acaruar. Shum mire sali me pelqen qe je acaruar. Do shkosh per lesh e presh ti dhe fara jote. Do te nxjerrim ne pension pastaj do te cojme ne biruce.
PerparaEdi Rama dhe aleanca me madhe ndonjehere Antirregjim
Historikisht qe ne kohen e Zogut. pushtimit te Shqiperis dhe deri me sot fjamilja Ceka i ka sherbyer cdo rregjimi ne pushtet, eshte gen familjar dhe nuk mund te beje ndryshe edhe kodoshi me emrin Egin. Sali Ver Palla nuk ka alternativa perballuese ndaj programit te se MAJTES SE BASKUAR e merret si nje pianec ordiner qe kerkon sherre ne barakat ku pi. Ky i joni nuk pi alkol por mer droga te renda.
Deri ne zgjedhje do degjojme shume perralla nga Sali Palla. Lojti nga fiqiri plaku matuf.
Po si ka mundesi, nga nje familje dy ambasadore ? Po PD pse nuk rebelohet, ka pak njerez te shkolluar ne kete parti. Kaq kontribute te medha ka dhene familja Ceka qe te vleresohet kaq shume. Aq me teper njoftohemi se ky Egini paska nje te kaluar problematike.
Saliu eshte bo frikacak kohet e fundit. Sikur ka kuptuar se asht duke ikur me Turp
DITA njemij o Arben Duka!
Beno, t kam lexu me qejf. Qekur e drodhe bishtin me Meten nuk m ngjisin me kto t tuat
Mei pres sa ti hidhni keto poezite e Dukes. Me kenaqet syri dhe zemra duke lexu. Faleminderit
Nuk jane poezi mor toc, po jan divanhone, bejte pijanecesh, jane per truderra si puna juj.
Jo vetem bij e bija po dhe vellezer, motra e kuneter o Ben. I kan mbush ambasadat me njerzit e tyre, diplomatet e karrieres jane hduk, jan fssheh neper azile dhe nuk shqepin goje se keta te hapin probleme vlla, t bien ne qaf, nuk u pelqen fjala e lire dhe mendja e lire ketyre katraneve. Jane shpirtinj si ai qe kane ne krye qe ia dhente Zoti ne shtepine e tij ate qe ka hkakuar ne shtepite e shqiptareve te ndershem dhe pa mbrojtje
disa here e kam thene,mjer ne qe udhetojme 6 ore dhe kur shkoim te ajo pjeseza e vogel ku eshte konsullata jone,mendojme ,me ne fund do i zgjidhim probleme te vogela pune firmash, po cte shikosh,qe periashta pamia nje vend qe tregon realiteti shqipetar,pisllik,obori mbushur me makina te vjetra dhe bicikleta ,realiteti shqipetar,troket neper dyer,as njeri neper zyra,te gjithe meren me punera private,,ishte dit pritie ,konsulli bente muabet per 7 pal qefe,nje zonje me dy beba qe ulurinin ,here pas here na thoshte,am me keto,skisha kujt tia linja,ne oren 3 iken treni ,po se arita mbetem rugeve me fmijet,kur mbaroi muabetet,erdhi konsulli ,duke i dhene rendesi vetes,po ju nuk mund ti pushoni femijet i tha,,,,,,spo vazhdoi me shume,maria e firmes ishte proces tjeter,filloi te na bente presion psikollogjik,jo se jap firmen dhe vulen,,debatuam nje far kohe,problemi ishte te paret,i themi skaasgje te kundera ligjeshme,mire shkoni ne shqiperi,nxjerim 50 eu ,i shikon jo jo se bej,100eu ja dhame dhe paguam dhe nje shume te mire ne bange.aty behej pazar me 1000eu keto tonat ishin lek djerese sju hynin ne sy,keshtueshte kur ne diplomaci futet lloi lloi njeres vetem se jane militantedhe te afert te qeveritareve,rasti ceka turp per plakun qe e organizoi dhe demaski veten dhe ceken e madh,nje njeri pa dinjitet,konsullatat jane pasqyr e shtetit,si jane ato eshte shteti yne rompalle,
Një tjetër Shqipeëri na duhet…
Eh,diplomacia,
E Sali shpellarit,
Si gjithë,Shqipëria,
Nën flakët e zjarrit…
Digjen,ambasadat,
Se nuk kanë njerëz,
Djeg,Neritan Ceka,
Dhe zogu i tij në vezë…
Neroni Sali,
Mjeroi diplomacinë,
Tek hiri,për pleh,
Ka njerzit,Jozefina…
Eh,cu bë kështu?!
Qielli shtrydh mërzi,
Kur ylberët,kalon,
Njeriu i partisë…
Si në natë pa yje,
Si nën një rrebesh,
Drithërimat ndihen,
Shqipëri,ku vete?…
Gjithandej,shfryrje,
Britma nën terror,
Shqipëri,largoje,
Atë,shpellarin horr!
Mos rri në mëdyshje,
Dil nga e gjata natë,
Kap kohën që ikën,
Dhe nuk kthehet pas…
Shtohen zëmratat,shtohen,
Si pikla uji,njerzit,
Mbushin me urrejtje shpirtin,
Por nuk e shajnë dot qiellin…
Duke rrëzuar kobin
Si një flamur të zi,
Ec,ku duhet ecur,
Pêr një tjetër Shqipëri!…
Bilbili i se Vertetes , qe i dhemb Kujdo, qe nuk e kane te ndare ne tru c’eshte Nderi Lavdia Fisnikeria Mirenjohja , Poshtersia, Tradhetia Ligesia ,Turpi ,
Deleted
Ky zoterija ne poezi ky komunisti i Rames pra Arben Duka i ka kaluar kufijt e etikes.Ndofta keni si norme qe ;Etika kalohet po u kundershtue e Majta dhe Rama ndersa Berishen dhe Pd mund ti quash derra e cte duash.Une e di se si gazete financohi dhe urdheroheni nga Rama ju bashke me Mero Bazen censuroni komentet kunder Edushke Tuaj te Dashur
KJO TOK ASHT E XANUN ;KE SHKEL NE TOK TE GABUME
DHE I KE HYP KALIT TE TERBUME
pena top o beni po keta nuk kuptokan fare ,dashkan me raketa.kaq rob te trash nuk kam pare.
bravo .te lumte pena arben duka.jemi ne nje mendje me mendimet e tua.
Me 1997-ten keta diplomate te qametit u shnderruan brenda dites ne azilante ne vendet ku ishin njohur si gjasme “ekselenca”. Keshtu do te bejne edhe pas 23 qershorit. Asnje nuk do te kthehet ne Shqiperi. Perkundrazi edhe ata qe jane ne Shqiperi, qe jane bere me vila dhe pare, do marrin arratine si te paret e tyre duke filluar nga Xeni dhe Gita.
Degjo Neritan mavria
Qe e nis nga biografia
A je i biri Hasanit
Qe i sherbeu gjermanit
Ne rolin e terxhumanit.
Ti je pjella me e ndyre
Sa here peshtyme ke lepire
Per karrige e pushtet
Ti te vret e te pret.
Harrove azem Hajdarin
Ne Milot ti beje varrin
Ishe mik me Tan Kateshin
Ti o diplomat i leshit.
i pa arritshem……..
Bejtexhiu proletar Duka i ngjan rapsodeve te xhaxhi Enverit qe i thurnin lavde atij dhe PPSH.
O Duka, qe nga mbiemri dihet se ne cilen parti ben pjese, diktature ishte koha e Dulles o Duke.
Besoj se Duka do ket mundesi te bej prap poezi edhe mbas 23 qershorit. Po duhet te kerkoj sponser tjeter se Rama do shkoj ku u tha Jozefina.