Drejtuesit e Fulhamit, në Oslo për Berishën

anazapta

Trajneri dhe drejtuesi i klubit anglez do të shohin portierin kuqezi në takimin kundër Norvegjisë

Dritan Ikonomi

Trajneri i Fulhamit, Martin Jol, dhe vëllai i tij, Kornelius, i cili është edhe drejtor sportiv i klubit anglez, do të jenë në stadiumin “Ullevaal” të  Oslos më 22 mars, për të ndjekur ndeshjen midis Norvegjisë  dhe Shqipërisë. Synimi i tyre është të shohin në  veprim portierin e kuqezinjve, Etrit Berisha, për të cilin interesohen që nga fillimi i këtij sezoni. Kuqezinjtë e Xhani De Biazit do të ndeshen me norvegjezët në takimin shumë të  rëndësishëm për kualifikueset e botërorit brazilian, pasi të  dyja skuadrat janë në luftë për vendin e dytë, me Norvegjinë që ka një pikë më tepër. Berisha, i cili është titullar i portës që nga ndeshja me Slloveninë, do të jetë pothuajse në “terren” të  përshtatshëm, pasi djaloshi nga Kosova luan në Suedi, me Kalmarin, ku luhet futboll i ngjashëm me atë të kundërshtarëve të radhës. Dy vëllezërit holandezë, të cilët drejtojnë  Fulhamin, janë interesuar që në tetor për Berishën, me rekomandimin e trajnerit të portierëve të Ado Den Haag, Arben Kasolli. Pikërisht ky i fundit ka bërë të ditur edhe vizitën e dyshes në Oslo më 22 mars. Kontrata e Berishës skadon në fund të këtij viti dhe ai mund të largohet si lojtar i lirë në janarin e ardhshëm, ose me një  çmim të lirë në verë, para fillimit të kampionatit në Angli, ndërkohë që në Suedi luhet në  periudhën pranverë-vjeshtë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *