Drejtuesit transparent për dhëmbët

Dita

Një buzëqeshje e bukur është një zgjedhje e shëndetshme. Të gjithë duan një buzëqeshje të bukur, por jo të  gjithë mund ta kenë atë . Shumë njerëz nëpër bote janë duke patur sukses në drejtimin e dhëmbëve me anë të maskerinave transparente..Trajtimet me anë të këtyre maskerinave janë shumë të përshtatshme në jetën e përditshme: nuk krijojnë vështirësi në të folur, janë të padukshme, forcat e ushtruara nuk janë shumë të mëdha.

Por a mund të zgjedhë çdokush si mënyrë trajtimi maskerinat transparente?

Jo…Këto lloj trajtimesh zgjidhen kryesisht në pacientët adult për disa arsye: Kërkesa për estetikë është më e lartë, komforti…ndërsa tek fëmijët nuk zgjidhet si mënyrë trajtimi për shkak se rritja e tyre vazhdon akoma dhe drejtimi i dhëmbëve  është më i  komplikuar. Këto trajtime zgjidhen kryesisht në pacientët që kanë ngjeshje të dhëmbëve , overbite ose overjet  jo të moderuar.

Si funksionojnë ato?

Drejtuesit transparent janë një alternativë tjetër ndaj braketave tradicionale të cilat janë dizenjuar për t’i drejtuar dhëmbët në pozicionin e duhur të tyre. Ato janë të ndërtuara nga një plastikë transparente (material akriliku) të cilat përshtaten ngushtë me sipërfaqen e dhëmbëve duke ushtruar një forcë të caktuar. Çdo 10 ose 12 ditë bëhet ndërrimi i tyre me maskerinën pasardhëse. Hiqen nga goja vetëm në momentet që ha ose lan dhëmbët.

Sa kohë zgjat trajtimi?

Trajtimi varet nga problemi që paraqet secili individ. Sa më i rëndë të jetë problem aq më shumë zgjat trajtimi. Zakonisht zgjat 10 deri në 24 muaj.

Pse duhet të zgjedhim drejtuesit transparent në vend të braketave metalike?

Si fillim estetika (largohet ndjesia e të pasurit një gojë metalike.

Larja më e mirë e dhëmbëve

Higjienë më e mirë orale

Më konfortë dhe irritojnë më pak mishrat e dhëmbëve

Shërben dhe si maskë mbrojtëse nga problemet funksionale si bruksizmi (kërcitja e dhëmbëve)

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *