Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, ditë më parë është lavdëruar me një dhuratë shumë të veçantë. Bukuroshja shqiptare përmes faqes së saj zyrtare në ‘Twitter’ ka bërë me dije se shtëpia më e madhe në botë e të brendshmeve ‘Victoria Secret’s’ i ka bërë asaj një dhuratë. Ajo nuk ka shpjeguar se si ka ardhur puna deri te dhurata por, as nuk ka dhënë fakte nëse në të ardhmen mund ta shohim si modele në këtë shtëpi mode. Për momentin bukuroshja ka ndarë kënaqësinë e surprizës me fansat e saj, duke e lënë këtë gjë enigmatike.
