Një ekip studiuesish gjermanë ka zhvilluar një lëndë fosforeshente të re për llambat LED. Ajo rrit efikasitetin e llambave dhe drita e tyre duket pothuajse si rrezet e diellit.
Megjithatë drita e LED-ve është disi artificiale dhe ngjyrat e veshjeve p.sh. nuk duken si në origjinal. Tani studiuesit kanë zhvilluar një lëndë të re kimike fluoreshente që ndryshon ngjyrën e dritës të LED-ve. lënda fosforeshente e ashtuquajtur “Luminophor” pritet ta revolucionarizojë tregun për LED.
Për dritë të bardhë në llmbat LED që lëshojnë dritë blu aplikohet lëndë fosforeshente e kuqe. Parimi është i njëjtë si ta mbulosh llampën me letër me ngjyra të kuqe apo të kaltër.
Pothuajse si drita e diellit
Tani grupi i studiuesve njoftoi se lënda fosforeshente që kanë zhvilluar ata ka aritur një cilësi mjaft të lartë që mund të matet me Indeksin e Riprodhimit të Ngjyrave (CRI). Lambat LED që janë tani në treg kapin një indeks prej 80, kurse me lëndën e re niveli pritet të arrijë në 90, pra thuajse me dritën e diellit që është thuajse 100.
Po ashtu llambat e reja LED pritet të jenë më efikase se të deritanishmet. Kjo për shkak se gjatësia e valës së dritës e krijuar prej lëndës së re fluoreshente është e ngjashme me atë të dritës infra të kuqe. Kjo gjatësi vale nuk mund kapet plotësisht prej syrit të njeriut. Dhe drita që ne nuk e kapim dot me sy është humbje energjie. Sipas shkencëtarëve prej përzierjes me lëndën e re, llambat do të jenë 14 për qind më efektive se sa janë sot. / DW
