Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit u kërkohet të justifikojnë pasurinë

Ornela

Operacioni Forca e ligjit ka dërguar sot dy kërkesat e radhës për vetëdeklarim të pasurisë.

Formularët u janë nisur shtetasve Dritan Dajti, i cili aktualisht po kryen dënimin në burg për vrasjen e katër policëve dhe Xhevdet Troplinit, i dënuar për trafik narkotikësh.

“D. D., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe Xh. T, me banim në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike” njofton OPL.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

O.J/DITA

Share This Article
2 Comments
  • Ky Dajti eshte djali i kuzhinjerit te Berishes. Kaq do ta bente Berisha per njeriun qe i besonte gjellet dhe ca beri e njoftoi kriminelin duke bere qe kater jete policesh te iknin kot. Nje histori tjeter mafioze e liderit historik!! te PD-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *