Dritan Leli e bojkotoi, kërkohet një tjetër mbledhje e Këshillit Bashkiak të Vlorës

J L

Anëtarët e Këshillit të Bashkisë Vlorë kanë kërkuar një tjetër mbledhje me prezencë të kryebashkiakut Dritan Leli.

Mbledhja jashtë radhe është kërkuar për në datën 22 qershor.

Në kërkesën drejtuar kryetares Migena Balla, anëtarët e këshillit shprehin indinjatën e tyre për takimin që duhej të mbahej më 15 qershor, pasi sipas tyre, u penguan që të ushtrojnë detyrën e tyre si të zgjedhur vendorë të Vlorës.

Në kërkesën drejtuar kryetares Migena Balla, anëtarët e këshillit shprehin indinjatën e tyre për takimin që duhej të mbahej më 15 qershor, pasi sipas tyre, u penguan që të ushtrojnë detyrën e tyre si të zgjedhur vendorë të Vlorës.

Sipas tyre, Leli  i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i përcaktuar Këshillit Bashkiak jo vetëm datën, por edhe vendin ku do të zhvillohet.

Ata sjellin në vëmendje se vendimi për mbledhjen me prezencë fizike të këshilltarëve për të martën ishte në respektim të plotë të masave anti-covid, të përditësuara së fundmi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak Vlorë denoncojnë se kryterai i bashkisë jo vetëm që nuk u paraqit në mbledhjen e parashikuar më 15 qershor, por edhe i pengoi me forcë duke kyçur dyert e institucionit ku do të zhvillohej mbledhja.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Leli duhet ti japi nje urdher emergjence kesaj Migenes, dhe gjithe Keshillit Bashkiak qe te shperndahen neper Vlore dhe te mbledhin bishtat e Cigareve.
    Ai duhet ta shpalli planin e Emergjences, dhe te shkoje per ta komunikuar ne Keshillin Bashkiak.
    Leli te pergjigjet, qe Keshilli Bashkiak nuk i ka bere mire detyrat, dhe nuk ka ekzaminuar terrenin me paer per bishta cigareje, dhe komunikimin qe ja kane bere Lelit, ne vend te autokritikes e kane bere per te mbuluar paaftesine e tyre per ti dale balle problemeve te Vlores, dhe bishtave te cigareve gjithashtu.
    Keshtu qe Migena, para se te zgjohej nga gjumi per situaten e rende ne Vlore, duket se nuk e ka ndjere fare peshen e rende me pare. Ose i ka pelqyer pesha sa ska. Pse nuk ja komunikove peshen Lelit me pare moj Migena?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *