Dalja e Dritan Priftit si kandidat i pavarur për në zgjedhjet e 23 qershorit është shërbimi i dytë që ai i bënë Partisë Demokratike dhe Sali Berishës dhe rasti i dytë kur ai përpiqet të shfrytëzojë zëmërmirësinë dhe besimin e Myzeqarëve ( të cilët në shumicë dërrmuese janë socialistë) për të përmbushur kapricot e tij sa absurde po aq edhe dëmtuese për interesat e qindra mijëra Myzeqarëve. Dhe me të drejtë kujtdo i lind pyetja nëse Myzeqarët do të duhet të vuajnë përsëri për shkak të kapricove apo inateve të Priftit. Besoj se shumkujt i kujtohet momenti kur Prifti, fill pas fitimit të mandatit të deputetit në 2009-ës, i ofroi një mbështetje të pakushtëzuar Sali Berishës për ta rimandatuar atë në postin e kryeministrit. Kjo lëvizje shokoi jo vetëm elektoratin Myzeqar i cili votoi për të larguar Sali Berishën, por edhe partinë e Ilir Metës, LSI, e cila deri në ato momente e kishte mohuar kategorikisht një bashkpunim të tillë. Dhe historia rrodhi ashtu sic rrodhi: e gjithë ajo krijesë e shpifur e ideuar nga Prifti dhe e implementuar nga Meta dhe Berisha u kthye mbrapsht për ta kafshuar Priftin keqazi dhe për ta flakur atë tej si një leckë e tejpërdorur. Por nëse Prifti u flak tej bashkë me milionat që kishte bërë, elektoratit Myzeqar iu desh të vuaj nën zgjedhën e Sali Berishës për katër vite rresht.
Sot Prifti po kërkon të përsërisë të njëjtin skenar për t’i falur Sali Berishës një mandat deputeti në qarkun Fier. Nëse dje për inate personale me Edi Ramën, Prifti i dha jetë regjimit Berishian, po sot për hir të megallomanisë dhe arrogancës infantile, ai në mënyrë indirekte dhe të (pa)vetdijshme po i përçan Myzeqarët duke i dhënë Berishës mundësinë për të marrë një mandat të pamerituar të cilin ai ka për ta përdorur përsëri kundër interesave të Myzeqarëve. Prifti tashmë nuk ka asnjë të drejtë morale dhe politike për të përdorur kundër Edi Ramës apo kujtdo tjetër me pretendimin se nuk e kandiduan për deputetë. Në 2009-ën, shumkush mes Myzeqarëve mund të aprovonte në heshtje revoltën e Priftit kundër Ramës dhe bashkimin e tij me Berishën, por sot nuk mund të ketë Myzeqar që të besojë se janë përsëri ata që duhet të vuajnë pasojat e veprimeve të nxituara dhe të pamenduara të Priftit.
Prandaj, unë besoj se Dritan Prifti, për të respektuar myzeqarët e tij zemërmirë, besnikë dhe të vuajtur, duhet të tërhiqet nga ambicja për të kandiduar i pavarur në qarkun e Fierit. Ai duhet të kuptojë se pas gjithë kësaj çorbe të pisët që ai ideoi dhe të tjerët e gatuan dhe servirën, ai duhet të hyjë në një periudhë katarsisi, pastrimi dhe qetësimi shpirtëror. Dhe jam i bindur se Myzeqarët nuk kanë për ta harruar pasi, pavarësisht problemeve që ai hapi këto katër vjetë, Prifti ngelet djali i tyre inatçor dhe, çuditërisht, gjaknxehtë. Por nëse ai vendos të vazhdojë betejën e tij absurde me ata të cilët ai ndërshkoi njëherë në 2009-ën dhe nëse Myzeqarët dalin përsëri të humburit e mëdhenj të kësaj beteje, jam i bindur se këta të fundit nuk do ta harrojnë Priftin, por kësaj radhe nuk do ta harrojnë si shëmbullin më të mirë të një Myzeqari të keq, arrogant, dhe mosmirnjohës.

shkrim i peshtire
po ke te drejte
Ne 2009-en d.prifti e zhvati voten e myzeqareve me premtimin per ta nxjerre dr.dhjeramanin ne pension.Kur e kuptoi (gjate procesit te numerimit te votes ne Fier)se myzeqaret nuk e kishin ngrene (ne shumice) mashtrimin e tij ,vuri voten e tyre ne thertoren e dr.mortjes.Per mua eshte fyese qe per myzeqaret te ngrihet dyshimi per aftesine e tyre zgjedhese.
Per sa te jetoje d.prifti do te paguaje gjithnje e me shtrenjte masakren qe u beri vullnetit te myzeqareve me 2009-en. TUNG.
prifti besoj qe eshte aq i mencur sa te terhiqet. nuk besoj se do vazhdoje dhe thelloje gabimet e tij. jam plotesisht dakord me artikullshkruesin.
ai vetem myzeqar nuk eshte por legen