Shakohoxha “i vë prangat” kamerierit

anazapta

Gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha është bërë shkak që një kamerier që punon në një nga lokalet në zonën e ish-Bllokut të përfundoi në prangat e policisë.

Shakohoxha, pasi ka shkuar për të pirë kafe në ish-Bllok i ka kërkuar kamerierit t’i parkojë makinën.

Kamerieri, Mario Abazi, 23 vjeç u arrestua pasi u kap nga policia duke parkuar makinën e Shakohoxhës në trotuar pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

Share This Article
5 Comments
  • Ky qenka lajm… Nga njera ane, trutharat e jetes se bulevardeve te Tiranes dhe, nga ana tjeter, karagjozlleqet e Shakohoxhes qe na e shpif neper ekranet e Tv. O zot, c’po heqim ne mes te vapes…

  • Ky Shakohoxha ,eshte komentatori sportiv me i dobet i ekranit shqiptar , qe keput broçkulla gjate transmetimit te ndeshjeve , qe nuk ka fare diksion dhe nuk i merren vesh fjalet . Per te mos kujtuar marrezira te pa kuptimta qe nxjer here pas here nga goja . Ne transmetimin direkt te ndeshjes finale champions lige Juventus-Barcelona , qe arbitrohej nga nje arbiter turk , ka thene gjate transmetimit “mua me behet qefi shume , qe ndeshja arbitrohet nga nje turk . Bravo disenjatori Kolina , te lumte !” Une , jo vetem kur e degjova , por akoma e sot , nuk mundem te kuptoj ç’domethene kjo shprehje ? Ç’kuptim ka ? Arbitri mund te ishte edhe nga Monte Karlo , pse duhej t’i behej ose jo , qefi Shakohoxhes per shtetesine e arbitrit ? Mund t’i behej qefi , fjala vjen nje komentatori turk , bile edhe te ndihej krenar per arbitrin e vendit te tij , po Shakohoxhen , ne e dime shqiptar , deri ne nje prove te kundert .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *