Dritan Zagani shpallet në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli

Saimir Lleshi

Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Gjatë një interviste, ai akuzoi ministrin e Brendshëm se ka lidhje me trafikantët e drogës.

Shpallja në kërkim është bërë për llogari të Prokurorisë së Vlorës, e cila ka lëshuar një urdhër-arresti.

Ai akuzohet se ka thyer vendimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, për të cilin është lëshuar vendim i formës së prerë për arrestimin.

Vetë Zagani ka bërë kërkesë për strehim politik në një shtet tjetër, pas akuzave në media ndaj ministrit të Brendshëm.

Ende nuk dihet asgjë rreth vendndodhjes së tij, por ai është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Zagani, 33-vjeçar nga Shkodra u arrestua fillimisht me akuzën për dekonspirim të një aksioni të policisë. /Dita/

 

Share This Article
5 Comments
    • Arben Frroku eshte i arrestuar pra i kapur ,po i behet jo nje gjyq por dy,se e meriton,prandaj komenti te shkoj kot,,,!

      • Kur e meriton gjyqin pse e zgjodhi Edi Rama Frrok Vrastarin dhe Frrok Kriminelin si deputet famoz te Parlamentit te Turpit dhe Rezilit qe komandohet nga Like Floriri i tij? Prandaj

        Interpoli te kerkoje Frroket e Edvinit dhe Vellezerit e tij vrastare dhe jo ata qe denoncuan me ndershmeri ministrin mafioz Sajmir Tahiri per aferat e tij te hashahit dhe kokaines ne Xibraken e Rilindjes Socialiste te Taulant Balles qe administrohej nga pinjollet e perkedhelur te Enver Hoxhes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *