Dritan Hila, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, ka postuar një foto nga Saranda e mbushur me ndërtime.
Ai shpreh shqetësimin se situata mund të bëhet edhe më keq me kryebashkiaken e re, që Hila e quan një çupëlinë anonime, pas së cilës, sipas tij, qëndron Koço Kokëdhima. “Saranda, e parë nga grykëderdhja e Bistricës, ose ndryshe kanali i Çukës. E quajtur nga Musolini Porto Eda, e projektuar dhe ndërtuar nga inxhinierë italianë me godina dy katëshe me gur të gdhendur dhe vila një katëshe të mbytura nga bukovilët.
Godinat zbrisnin në shëtitoren buzë Jonit, me shkallë guri. Dikur këtu ka punuar Naim Frashëri. Tani është mbytur nga betoni i ndërtuesve banalë shqiptar. Do të qeveriset nga një çupë anonime që nuk e njeh kush. Faleminderit Koço. Ne të meritojmë ty. Ne meritojmë gjithçka”, shkruan Hila. Ky i fundit shprehej i irrituar me Kokëdhimën edhe pas vrasjes së efektivit Ibrahim Bashës, pasi sipas Hilës, me deklaratat e tij për legalizimin e hashashit, ka nxitur lazaratasit t’i kthehen luftës për të bërë të mundur mbjelljen e hashashit.
“Gjaku i policit Ibrahim Basha është në duart e Sali Berishës që mësoi këtë fshat të jetojë ose me drogë ose me dogana, por jo me punë; është në duart e Koço Kokëdhimës, deputet i zgjedhur me votat e PS, që pas një beteje të policisë për eliminimin e hashashit, bën fushatë për legalizimin e tij, duke kriminalizuar forcën më të madhe politike”, shkruante Hila.

Me keto qe thua SI Zv/ Minister tregon qe ti ishe dhe je nje hic se KUR ishe ne ate post nuk te degjuam ndonjehere te denoncoje betonizimin e Sarandes se besoj qe kjo nuk u be TANI qe u zgjodh kjo Çupelina . Sa me shume flisni aqe me SHUME tregoni se sa te pa afte jeni