Patriarku i letrave shqipe, Dritëro Agolli, ka përshëndetur dje konventën e Partisë Socialiste,e cila u mbajt dje në Pallatin e Kongreseve, ku ishin të pranishëm edhe të gjithë krerët e koalicionit opozitar.
Në letrën e tij përshëndetëse, Agolli bekon bashkimin historik të së majtës dhe shpreh bindjen se koalicioni opozitar do të fitojë në 23 qershor.
“Të nderuar miq të mi, të familjes së madhe socialistëve e progresistëve!
Vëllezër të opozitës!
Në pamundësi fizike për të marrë pjesë me ju, e ndjej që jam i pranishëm me zemër, shpirt dhe mendje. Ju dërgoj përshëndetjet e mia, duke ju uruar edhe duke e bekuar bashkimin historik të të majtës socialiste, LSI-së, socialdemokratëve e të gjithë progresistëve, për një fitore të madhe në zgjedhjet e 23 qershorit.
Bashkimi është fuqi dhe shpresë. Edhe lumenjtë bashkohen, madje edhe detet.
Një njeri i vetëm ka në fillim iluzione, pastaj bashkohet me një komunitet, shoqatë apo parti. Kur ndahet nga shokët, kujton se do të bëjë vezën e patës, por ulet dhe bën vezën e rabeckës.
Të bashkuar në fitore dhe pas fitores më pak fjalë, më shumë punë dhe më shumë ekonomi.
Naimi i pavdekshëm na porositi nga themelet e Rilindjes Kombëtare:
Punë-punë natë e ditë;
Që të shohim pakëz ditë!
Unë jam shumë i lumtur dhe i gëzuar, por edhe shumë i bindur se këtë radhë e gjithë opozita e bashkuar do të realizojë fitoren e madhe e të shumëpritur për të kryer rotacionin e nevojshëm si rruga më e mirë për të ecur në hapa të sigurt drejt integrimit europian të Shqipërisë e të shqiptarëve.
I juaji,
Dritëro Agolli”, shkruan ai në letrën përshëndetëse.
Problemi eshte se po na shperndahet internacionalja socialiste.
Qe na la ne Shkoder aleancen me dy koka.
Kokeminister Rama
Kokeminister Meta.
Se mire e ke ti z Agolli dhe lumejte bashkohen.
Po kur njeri lum eshte silesuar si shume i piset me mbeturina industriale.
Kur bashkohet me lumin tjeter,gjithe bimesia qe vadisin ata lumnej.
Rriten me deformime skandaloze ose thahen fare.
Dhe ja po na mbijne dj.. me dy koka!
Pershendetje njeriut plot fillozofi objektive e patriotike dhe urime per nje jete te gjat e shendet fizik e mendor, ashtu sic’ esht. Kush ka vesh tek e majta te degjoje te urtin FATMADH per tere shqiptaret. Leri llafet servilosje per ILIR METE {Floririn}, i cili bashke me TY e dy tre te tjere na e mbajtet SALEN ne “kembe”. Ti NACO, harroje se mund te luani PELIVANIN si 4 vjetet e kaluar , se historia shpejt mund tu hedhe ne koshin e plehrave.Degjojeni dhe lexojeni mire te ndriturin DRITERO. Une pres se si do te reagoje vet META. NE se Ai do heshte pozivisht, a po negativisht, per karrjerizmin e tij dhe tendin “zoti Naco”. Dua te shpresoj se me ty ajo te ket qene nje lajthitje.
me gjithe respektin qe kam per Agollin, vetem e majte qe nuk me duket kjo mua, aty jane mbledhur te gjithe mafiozet dhe socialistet e verete kane dale kandidate te pavarur ose nuk jane perfshire fare ne lista.
eshte pare puna e ketyre te majteve, si zotin Meta ashtu edhe zotin Rama kur ishte kryetar bashkie, pervecse kane mbushur xhepat e vet nuk kane bere asgje me shume per kete popull.