Dritëroi rrëfen çastin më të vështirë të jetës

Dita

Shkrimtari Dritëro Agolli i ka rrëfyer gazetarit Ilir Kadia çastin më të vështirë të jetës, me të cilin kanë bashkëbiseduar për disa minuta. Pas këtij takimi, gazetari Kadia, ka ndarë me miqtë e tij në Facebook, këtë histori të veçantë të një prej shkrimtarëve më të dashur për shqiptarët.

“Sapo e pyeta Driteroin: Cili ka qenë çasti më i vështirë në jetë për ty o Dritëro? E zhyti kokën në re një copë herë të gjatë dhe më tha: Kur isha i vogël fare gjyshi më bëri një qerrkë me dy rrota dhe një osht të gjatë! Unë nuk e pëlqeva dhe e mora e përplasa në tokë. Qerrka u thye! “Po pse o Dritëro?! Shiko si i vrava gishtat për ty një muaj të tërë!”, më tha gjyshi i mërzitur shumë…”, shkruan Kadia. /E.K

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *