Droga dhe “kryetari” në dy çadra

anazapta

Email nga adresa
[email protected]

Paçka si i thonë “kryetar”, Luli është ende “ushtar” që përdoret prej Sali Berishës dhe familjes së tij, për interesa politike e ekonomike të “Berishëve”. Në çdo rast, që familja dhe mafia “Berisha” ka patur interesa të pista, përherë përdorur Lulin. E ka përdorur si të bindur, si të besuar e si “lolo” të familjes. Psh, Saliu e përdori Lulin, për të firmosur copëtimin dhe shitjen e hapësirës detare territoriale Shqiptare, tek grekët. E përdori për të fimosur vjedhjen e 220 milionë eurove, nga fondet publike të ndërtimit të “Rrugës së Kombit”. E përdori në 21 janar 2011, për të urdhëruar Gardën e Republikës, të qëllonte mbi protestuesit ku u vranë 4 prej tyre. Saliu e ka përdorur Lulin, në shumë raste. Dhe Luli, ka qenë gati për të hedhur firma e dhënë urdhëra.

Në datat 8 e 9 mars 2008, Lulzim Basha në atë kohë ish- Ministër i Jashtëm, shkoi në takim të fshehtë në Libi, për të takuar ish-diktatorin Gadaf. Madje, tepër i qeshur e i lumtur, Luli u shfaq edhe duke pozuar me Gadafin, përballë çadrës së tij “rezidencë” në Tripoli. Ai u dërgua në çadrën e Gadafit, me urdhër të Saliut, për të vendosur lidhje ekonomike nëpërmjet trafiqeve mes familjeve e bandave mafioze të pushteteve Gadaf-Berisha. Nën atë çadër. Luli nuk u dërgua për “diplomaci në favor të njohjes së Kosovës”, siç tha Luli, por për të lidhur “fijet” e për nisur trafiqet e armëve, municioneve, energjisë dhe naftës, biznese këto, që atë kohë komandoheshin nga familjet “Berisha-Fazlliç”.

Prej 11 ditësh. Luli shkon 3 herë në ditë tek një tjetër çadër, të ngritur prej PD karshi selisë së qeverisë në qendër të Tiranës, ngjitur me sheshin, ku me urdhër të Sali Berishës, në 21 janar 2011, Luli ish-ministër i Brendshëm, i dha komandën “zjarr” Gardës së  Republikës e cila vrau 4 protestues që kërkonin punë. Ata që janë brenda çadrës, po protestojnë, se i kanë hequr nga puna. Luli shkon rregullisht në çadër, sepse e ka dërguar Berisha që të mbajë ndezur “zjarrin” e grevës së urisë për pushtet. Nëse tek çadra e Gadafit e dërgoi për trafiqe të pista ekonomike, në çadrën e Nertilës e ka dërguar për rikthim në pushtet, mbasi 8 vjet pushtet iu dukën pak, ndërsa 8 muaj opozitë po i duken shumë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *