Maqedonia është një nga destinacionet transitore të drogës që vjen nga Afganistani.
Rruga më e shkurtër dhe efikase e tyre për bartjen e heroinës nga Afganistani si vend prodhues e deri në shtetet e ndryshme perëndimore si vende konsumuese, edhe më tej mbetet itinerari që njihet si “Rruga Ballkanike”.
Kjo rrugë nis nga Afganistani, Turqia, pastaj Rumania, Bullgaria e Greqia. Ndërkohë, rruga tjetër është Turqi, Bullgari, Maqedoni ose Serbi, Kosovë dhe vazhdon në Shqipëri ose Mal të Zi.
Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet të përmbledhura në një raport që ka të bëjë vetëm më rrugët e drogës në Evropën Juglindore.
Ky dokument është publikuar këtë muaj në Vjenë të Austrisë. Droga e kontrabanduar nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë hyn në Kosovë.
“Malli mund vazhdojnë drejt Malit të Zi e në vazhdim në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe më gjerë”, transmetojnë raportin mediat ballkanase. (INA)
Eshte e vertete qe droga e Avganistanit kalon 5% edhe nepermjet Maqedonise , por 95% , kalon nepermjet Shqiperise .