Pas dy operacioneve në Adriatik, ku Guardia di Finanza njoftoi se sekuestroi dy peshkarexha me 20 tonë marijuanë, ditën e djeshme janë kapur edhe dy ngarkesa të tjera. Në portin e Vlorës një furgon me 200 kg lëndë narkotike dhe në Kakavijë 157 kg marijuanë. Origjina e drogës mësohet se është Lazarati. Në pranga kanë rënë korrierët e narkotikut dhe nisën hetimet për rrjetin.
Vlorë
Sekuestrohen 200 kg drogë në Portin e Vlorës. Rreth orës 15:00, në Pikën e Kalimit Kufitar, gjatë kontrollit në vijën e parë të automjeteve që do të imbarkoheshin për në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi, u gjetën rreth dy kuintalë lëndë narkotike kanabis sativa, që dyshohet se vinte nga fshati Lazarat, me destinacion Italinë. Punonjësit e Policisë për Kufirin dhe Migracionin dhe Strukturat Kundër Narkotikëve, gjatë zbatimit të procedurave të punës për analizën e riskut, ushtruan kontroll në automjetin tip furgon me targa AA124HS, i cili drejtohej nga Leon Osmanaj, nga Gumenica e Vlorës. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shoferi u vendos në pranga, kurse policia po heton për rrjetin e trafikut dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të grupit. Policia sqaroi se mjeti furgon priste të imbarkohej në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi. Në furgon udhëtonin edhe dy pasagjerë, të cilët bashkë me drejtuesin e mjetit janë shoqëruar në polici.
Kakavijë
Një sasi prej 157 kg drogë marijuanë është sekuestruar ditën e djeshme pranë kufirit shqiptaro-grek, në Kakavijë. Lënda narkotike u kap nga policia greke në automjetin e një 22-vjeçarit shqiptar, pranë pikës së kalimit kufitar. Sipas policisë, droga vinte nga Lazarati dhe kishte për destinacion Athinën. Mësohet se narkotiku është kaluar në rrugë tokësore dhe në krah me çanta të mëdha, për të mos rënë në sy të policisë. Më tej është ngarkuar sapo ka kaluar kufirin në mjet, por policia helene ka diktuar korrierin.

Aktivizimi i trafikanteve te droges eshte evident.Zbulimi i lendes narkotike ne fazen e kalimit te kufirit eshte pozitiv por eshte e dobet puna zbuluese e organeve perkatese ne fazen pregatitore per te trafikuar lenden.Del evident detyra e pastrimit sa me pare te Shikut dhe te hallkave te tjera zbuluese nga elemente si pjesemares ose si mbeshtetes te trafikut kundrejt shperblimeve te majme.
kapni qazimin dhe jo l…. e qazimit.
Kg droge i kap policia ndersa ton droge i kap Italia. Eksport me te math se tani nuk ka patur as ne domate ne kohen e Enverit. Ministri Tahiri ka hak te mburret.