Droga, gjithmonë “po”

redaktor

Para gati 4 vitesh pata një marrëdhënie virtuale me drogën. Bëra një shkrim të titulluar “Thuaji drogës ‘Po’!”.

Nuk pata shpresuar, sikurse nuk shpresoj që një shkrim të mund të zhvendosë vullnete politike në këtë vend. E para, sepse tek ne vullneti politik i njerëzve me pushtet nuk lëvizet dot as me votë, jo më me shkrime, dhe e dyta, strategjia e deformimit informativ, pra, e përmbytjes së publikut me tema, ngjarje, çudira që “zgjasin nga tre ditë”, e ka bërë të pamundur që publiku të mund të përqendrohet e të karikohet tek një çështje. Ndaj, çështje të vogla e të mëdha, halle të thella ose kalimtare, na fshikin njësoj pa mundur të ngulen në ndërgjegjen tonë të topitur.

Ndaj, kam njëfarë habie që befas shoh një karikim të veçantë në lidhje me liberalizimin e drogës, një karikim të shumanshëm mediatik, në një kohë që sa për sy e faqe të botës, kemi fituar një betejë me krimin, kemi mundur Lazaratin.

Pse befas, liberalizimi i drogës u bë i rëndësishëm?

Por, përpara se të vij tek kjo, do doja të rivizitoja një territor të njohur.

 

Lufta e Humbur

Si një shtet që lufton për mbijetesë e jo për luftëra të mëdha sociale, lufta ndaj drogës nuk ka pasur ndonjëherë kuptim tek ne. Ka qenë më tepër thjesht një formalitet. Siç thuhet edhe haptazi në qarqet përreth pushtetit, të paktët që kapeshin ishin kryesisht ata që prishnin pazaret, që nuk respektonin autoritetet, që spiunoheshin nga shokët apo futeshin në kurth nga konkurrenca. Po flas për një shtrirje kohore prej 24 vjetësh.

Viktimat e vetme të “show time”-it tonë për drogën janë ose kultivues të vegjël, e deri edhe pleq në parcelat e të cilëve u patën gjendur disa rrënjë cannabis, ose adoleshentë të kapur me disa gramë në xhep.

Pra, ne nuk mund të humbim një luftë që as e kemi luftuar ndonjëherë. Dhe për atë sulm mbi Lazarat – një sulm që rezultoi fatkeqësisht pa bërë plaçkë e robër – u desh një sebep ndërkombëtar.

Por, edhe atje ku lufta ndaj drogës ka më tepër energji e kuptim sesa tek ne, ajo konsiderohet e humbur. Shifrat globale tregojnë që në 10 vitet e fundit, përdorimi botëror i cannabis-it u rrit me 8.5%, i kokainës me 27%, dhe opiumit me 34.5%.

Në fakt, lufta Kundër Drogës, konsumon fonde të mëdha (vetëm në SHBA ha 150 miliardë dollarë në vit), mban të angazhuar shumë njerëz, policë e zyrtarë, që mund të përdoreshin me efikasitet diku tjetër, dhe mbi të gjitha, rrit koston e përdoruesve.

Pra, heqja dorë nga kjo luftë ka kuptim. Qoftë edhe për ne që s’para kemi “shkrepur pushkë” në këtë luftë.

Droga, duhet liberalizuar për 2 arsye madhore.

Droga, gjithmonë “po”

Situata vazhdon të jetë e njëjta: Ai që do të përdorë drogë, do ta gjejë se s’bën, qoftë dhe duke vjedhur paratë e familjes ose të të tjerëve, qoftë duke shitur objektet shtëpiake e deri dhe trupin. Në club-et e Tiranës vazhdon të gjesh femra që janë gati të të ofrojnë shërbime seksuale për t’u qerasur me një dozë kokainë. Në celularët e akoma më shumë njerëzve sesa para 4 vitesh, krahas numrit të picerisë e të kinemasë, është dhe numri i shpërndarësit të drogës.

Prandaj, duke e ndaluar tregtimin e saj, nuk e ke penguar njeriun që do ta përdorë. Aq sa mund të ruhet nderi i grave duke i mbajtur mbyllur, aq mund të pengohet ai që ka vendosur ta përdorë drogën.

Marijuana ilegal!

Në koncertet e Manu Chao-s, vargu që kumbon më fort, i shoqëruar nga e gjithë turma e pranishme në koncert është “Marijuana ilegal”. Nuk ka nevojë të dish spanjisht për ta kënduar këtë varg në koncertet e Manu Chao-s. Është gjuhë ndërkombëtare.

E drejta për të përdorur drogë është një e drejtë e patjetërsueshme njerëzore, njësoj si e drejta për të përdorur valium, vaj soje apo kamomil.

E drejta për të përdorur Internetin tashmë konsiderohet si një nga të drejtat e njeriut. Interneti, është një lloj droge. Televizioni është një lloj tjetër droge. Seksi, po ashtu. Ka një listë të gjatë gjërash ndaj të cilave jemi të varur në jetë. Kafeja, është tek lista e drogave të mirëfillta. Me 100 kafe kalon në overdozë!

Atëherë përse shteti lejon Internetin, TV, seksin e kafet, dhe ndalin hashashin e kokainën?

E drejta bazë njerëzore është që secili të bëjë çfarë të dojë me trupin e vet.

Njeriu ka të drejtë të pijë bar miu, të hajë sanduiçe që të shëndoshin, të thithë dhe pluhur suvaje po të dojë. Njeriu ka të drejtë të gëlltisë të tëra drogat që ekzistojnë, ato që janë shpikur e ato që nuk janë shpikur akoma. Njeriu supozohet se është qenie e lirë!

“Bari është përbashkuesi i njerëzimit” këndonte Bob Marley.

Shqipëria mes të parëve

Liberalizimi i drogave është një proces që po ndodh. Uashingtoni, para ca ditësh, Kolorado pak më parë. Javë pas jave, muaj pas muaji dëgjojmë për shtete që liberalizojnë marihuanën.

Sipas të gjitha gjasave, rivlerësimi i luftë ndaj drogës, dekriminalizimi dhe liberalizimi i saj në Perëndim janë procese të pakthyeshme. Edhe Shqipëria nuk ka pse bën përjashtim.

Arsyet janë aty që prej 25 vitesh, por askush nuk ka denjuar të merret me to. “Pse”-ja e vërtetë rri e varur në ajër, dhe me sa duket askush nuk do t’i japë përgjigje.

‘Pse’-ja e varur

Arsyeja që unë shoh në këtë rimarrje të çështjes, është e thjeshtë: biznes. Një biznes shumë miliardësh, që tejkalonte edhe buxhetin e shtetit shqiptar në vit, mund të kthehet në biznes legal shumë fitimprurës. Pra, nuk ka të bëjë me lirinë e individit, me Bob Marlin, Marijuana ilegal, me ata fakirë që vuajnë në burg për 2 gramë më shumë se e lejuara. Është thjesht një perspektivë e re biznesi. Të ishte për lirinë e individit, askush nuk ka për ta hapur në Shqipëri kurrfarë teme. Por, a është e drejtë kjo?

Thuaji neo-narkotrafikut ‘Jo’

Luftërat, bëhen për shkak të biznesit. Njerëzit dënden me ilaçe që nuk u duhen e të dëmshme, për shkak të mega-korporatave. Elefantët e balenat po zhduken, për shkak të biznesit. Sëmundjet injektohen në popullsi për arsye biznesi. Motivimi i biznesit ka qëllim fitimin, jo njeriun.

Sa e përgatitur është Shqipëria për të kontrolluar monopolet, këtë e dimë të gjithë. Sa infrastrukturë kemi ne për të kontrolluar ushqimet, edhe këtë po e provojmë në kurriz. Sa jemi në gjendje të kontrollojmë informalitetin, këtu ka vend për një buzëqeshje cinike. Sa do mund ta kontrollojë e të përfitojë shteti shqiptar nga një biznes i ri e i komplikuar, që përfshin edhe tregjet e huaja, kjo është një pyetje përgjigja e së cilës sapo ju erdhi në majë të gjuhës.

Lufta e njeriut

Lufta për liberalizimin e drogës është një luftë parimore dhe ka në qendër njeriun. Në qoftë se fitohet me metoda që s’kanë lidhje me principet, njeriu, domethënë unë dhe ju nuk kemi fituar asgjë. As edhe kënaqësinë e një cigareje bar, fshehur pas një cepi pallati, qoftë dhe thjesht sa për të bërë një akt kundër sistemit.

Share This Article
11 Comments
  • TANI PO I DEL KOKA MUHABETIT,

    SHKODRA PASKA VOTUAR PER HASHASHIN NE 2013.

    1- TOM DOSI = PRONAR I PARCELAVE NE DUKAGJIN.
    2- EDI RAMA E KA “JOSHUR” PER FUSHATE DUKE I THENE “HAJDE ME NE SE DO
    TE BEJME BIZNESMEN ME KULLARO, DO LIGJEROJME HASHASHIN”
    3- PER KETE, PASI VJEN NE PUSHTET NGARKON SHOKUN KOCO TE FILLOJE NJE
    “FUSHATE TE PAVARUR” PER LEGALIZIMIN E HASHASHIT.
    4- KALOJNE POTHUAJ 2 VITE DHE STRATEGJIA NUK DHA ASNJE REZULTAT.

    PJESET E TJERA TE TELENOVELES I PAME NE LIVE NE PARLAMENT PARA DISA DITESH.

  • Mos ma merr per keq, por nuk ta ndjeka te notosh ne thellesi. Se kaq sa ke thene ketu tregon se je notar cektine. Me Bob Marley(ops, viktime e droges), apo ta pranosh avenirin e botes sipas citateve te Manu Chao nuk zgjidhen ceshjet kaq thjesht.Si duket Revolucioni me R te madhe qe pritej e shpresohej qenka ky, liberalizimi i marijuanes. Futi nje tymosje dhe fluturon ne kohe dhe hapesire.Anshtajni e vrau mendjen ta gjente me ekuacion fizik, keta gjenijte e sotem te dorezuar pa lufte ia arrijne me fjolla tymosjeje.Tek e fundit c’duam ne qe dalim kunder kesaj mode? Ne jemi dru me pre, s’kemi haber nga bota dhe shqetesimet kozmopolite.Gjersa marijuane “mjekwsore”tymos edhe Karli i Anglise, qe gje te hajrit deri me sot nuk e di as vete ai se c’ka bere, pse jo edhe populli, ta bleje qe c’ ke me te, se keshtu qarkullon edhe paraja.Megjithate, kur te kthehesh ne klubin e vogel te idealisteve pyet se perse eshte mbushur bota me te uritur; a nuk kane tè drejte te clirohen nga uria keto miliarda njerez? Por pa tymosje ama

    • eshte nje shkrim yll ,me shume i thelle nga sa e ke kuptuar ti [cuni i hitlerit ]
      nuk vdes nga nje tymosje dhe sigurisht nuk i ka lene te uritur njerzit
      La Foglia di Maria 😛
      Revolucioni ka shume forma , njera nga me idiotet ngelet ajo e turmave qe ulerine rrugeve kur nuk dine as cfare duan , tjetra ngelet si ti kontrollosh burimet informale ,kriminale dhe ti shfrytezosh ne PBB ….
      Italia nuk e ka te legalizuar prostitucionin ,por jo per kete prifterinjte nuk perfitojne nga ky sherbim 🙂 …dhe jo vetem ata .Mendo sikur ta kontrollonte shteti kete me taksa dhe perfitime .Eshte nje e keqe ?? Kendveshtrim ngelet
      kane zgjedhur nje menyre jo komuniste per te fituar jetesen ,por nuk meritojne pushkatimin ….apo jo Gjermani ?
      Te siguroj qe nje tymosje nuk vret askend …provoje , eshte me i mire sesa opiumi komunist 😛 …dhe nuk krijon varesi si virusi i juaj

      • isha nje dite pas nje Ape (nga ato me tre rrota), ku qe shkruar ne kabine; “nel dubbio, Accelera”(nese s’je i sigurt Jepi gaz); ne kete kuptim replikova me Koloreton,hahahahahaaa, besoj Koloreto me merr seriozisht. Love, qe nga menyra sesi shkruan te jep pershtypjen se ke raporte miqesore me Marian…Ne fakt une jam prind dhe mendoj se viktimat e para te manipulimit dhe modes jane adoleshentet. Nuk i kontrollon dot me si dikur dhe nuk eshte e keshillueshme ti kontrollosh, keputet gradualisht ai filli i balones qe thote Erma Bombeck tek vjersha e bukur mbi misionin e prindit tek femija,perpara se te me replikosh lexo “i figli sono come gli aquiloni”, ne fund do mundohem ta sjell ne shqip per forumistet, ke rastin te me korrigjosh. Ka njeqind menyra sesi adoleshentet te bien viktime e dipendences ndaj kesaj bime narkotike, biles kisha nje koment tek redaksionalja qe fillimisht kishte kaluar e çuditshem pastaj u fshi, siç duket anija jeshile eshte leshuar ne det te hapur dhe ne po debatojme kot…Meqe jam i abonuar ne Focus dhe Airone me qellon periodikisht te lexoj mbi kete çeshtje, di qe komuniteti shkencor eshte i ndare ne dy grupe, pro e kunder. Di qe natyra prodhon edhe bime helmuese potente, biles helmet me potente jane bime natyrale; ç’do themi ne? Qe gjersa e prodhon natyra ka leje me pashe nga perendia ta perdorim me ligj legalizues? Ose me e thjeshta, kerpudhat, disa lloje prej tyre jane helmuese e te tjera haluçinogjene.Por a eshte marijuana kurative? Po qe eshte,por presupozon qe te jesh i semure. Po me te shendetshmit si i behet? Perse duan me entuziazem ta perdorin? Po, e perdorin si stimul,e kerkojne si stimulues, duhet te sforcohen te qeshin, te sforcohen te krijojne ato batutat qe duhet tu nxjerrin vleren e zgjuarsise, te mposhtin drojen, qe eshte karakteristike e vyer e adoleshences, se ndofta eshte shpejt te flitet per Depresionin ne kete moshe, te cilin tymi e mposht duke e vene ne gjume perkohesisht. Eshte si vera e dashur(LOVE),qe quhet vere edhe kur nuk eshte vjeteruar se teknikisht sheqeri eshte kthyer ne alkool, por ia dallon aciditetin.Por edhe ne aspektin legjistlativ e kisha permendur, si do rreguyllohet ky cilesimi “canabis mjekesor”? Se nga vete termi kuptoj qe nuk behet fjale per perdorim te lire nga te gjithe, ndryshe nuk do cilesohej “mjekesor”. Do kete tendera,zona te preferuara, kompani te preferuara,etj? Se praktika e derisotme nuk keshillon habere te mbara. Njesoj si me armet dhe municionet, ato nuk e di nese akoma i prodhojme, por nuk jane legale, ne njefare menyre jane produkt “mjekesor” edhe ato,se ne disa vende kursejne sherbimin sanitar…Kur shpertheu Gerdeci morrem vesh se kush kompani merrej me tregetine e barutit dhe ca me vone se kush realisht ishte bossi me çanten e zeze, pra, mos eshte fjala per ndonje nuhatje te deputetit Kokedhima per pjesen e luanit, se ai nuk ka kohe per filantropizma? Per shkrimin e Koloretos nuk kam gje, ai di ti ndertoje bukur se e ka edhe profesion dhe nuk eshte etike qe çdokush i maskuar pas pseudonimit te filloje e te sugjeroje se ku duhet te vihet presja e ku pikeçuditja. Por çdo shkrim ka me vete rriskun e sofizmit, i gjen po te duash njeqind arsyet e justifikimet, gjer tek ai me i famshmi;”meqe s’ke çi ben, lejoje!”, pak a shume siç tha nje zv/minister Rendi. Ndofta njesoj nuk eshte, por edhe une do thosha qe armet qe ’97 meqe s’i mbledh dot lejoji! Do thoni ju Kushtetuta e terci-verci…Pse ore, Amerika nuk i ka legale? Cmendet ndonjeri dhe vret nje klase te tere, po kot nuk jane 300 milione, nje bie e njeqind ngrihen, sidomos me Llotarine shtohen me shpoejt…Nejse, qe te mos e teproj me nje lume fjalesh, kjo e Koloretos duket qarte si dorezim, jo si bindje. Ai dorezohet, le te thote jo, por s’eshte i bindur se legalizimi eshte rruga e zgjidhjes se problemit. Thate fare thuhet se shteti do kurseje fondet e destinuara per luften kunder droges,hahhahaa, eshte njesoj si te thuash se Pentagoni do kurseje ne periudhen kur s’ka lufte…Me nje fjale do kete shkurtime ne Rend dhe buxheti do lulezoje dhedreqi e morri, Kina qe ecen si ajo Ape biturbo akoma s’e paska haberin nga biznesi, por u keput nje plumb pas koke kontrabandisteve tre droges. Ua morri inisiativen Koçoja qe prodhon, me fal,nuk e di çfare kompanie prodhuese posedon z.Kokedhima? Per punen e notit dhe te detit dua te kerkoj falje e me kete rast ta pershendes Koloreton me vargun e pare te “Itaka”, shkruar nga Kavafis:”Nese per Itake ke marre udhetim, zgjidh qe rrugen t’a besh sa me gjate”. Po e mbyll,javen tjeter tani se e harxhova hapesiren tek Dita.

        Erma Bombeck

        Femijet jane si balonat

        Fëmijët janë si balonat,
        e shkon jetën duke kërkuar
        që t’i ngresh në fluturim,
        rend e rend me ta
        gjersa mbeteni të pafrymë së bashku…
        Si balonat ata bien përtokë…
        Dhe ti i ringre dhe inkurajon,
        i këshillon dhe i mëson si të ngrihen.
        I sheh si ngrihen nga era
        dhe i siguron që shpejt
        do mësojnë të fluturojnë.
        Kur në ajër janë më në fund ;
        u duhet më shumë fill
        dhe ti i ndjek t’ua japësh.
        E në çdo metro
        të fillit, që prej dorës tënde ikën,
        zemra të mbushet me lumturi
        dhe trishtim njëherësh.
        Ditë për ditë
        balona largohet gjithnjë e më tepër,
        e ti ndjen që s’do kalojë shumë kohë
        gjersa kjo krijesë e bukur
        të këputë fillin që ju bashkon
        e të ngrihet, si është e shkruar të jetë,
        e lirë dhe e vetme.
        Vetëm atëherë do t’a dish
        që e ke bërë detyrën tënde.

        • asnje korrigjim per vjershen .E kam lexuar shume heret dhe falenderime qe ma kujtove .tingellon dhe shume bukur ne shqip .ketu te shkruan nje qe ka 3 adoleshent …po jo per kete ndihem e vjeter 🙂
          Me eshte dashur ta studioj kete bime ,
          ta shoh dhe nga afer dhe te dalloj efektet te adoleshentet
          me neverit era ,po pij 2 paketa ne dite cigare …keshtuqe nganjeher mendoj se me nje nga ajo do
          e zgjidhja problemin
          do ndihesha dhe rehat per disa minuta, do e perballja me mire kete jete 😛
          Do ti bie shkurt dhe une ,
          Adoleshentet nuk kontrollohen as imponohen me .
          Edukim ,edukim dhe dashuri .
          Une u them qe ju dua me shume kur me tregoni problemin qe keni dhe mundohemi ta zgjidhim se bashku .
          Kane filluar me shprehjen “une e di qe ti s’ma blen por une e dua ” dhe jemi ne piken kur me japin nje arsye inteligjente perse ju duhet ajo qe une nuk u blej .
          Kjo bote edukon shume pak vlera ,por ama ne e ndertuam kete bote ….dhe kur me thone “vogliamo un treno per un mondo migliore ” ndjej trishtim per deshtimin tim/tonin .Nuk u kam thene asnjeher qe nuk ekzistojne perbindeshat [komunistet ,mariuana ,droga ,prostitucioni ]
          por u them :Nessuno di noi cresce senza ferite ,la differenza sta nel chi lotta per guarire .
          Ne cdo gje i dashur ,qendron legalizimi .Ne cdo gje !
          Eshte paksa absurde por keshtu eshte .Secili duhet te kete nje menyre legale per vesin e tij .Gjithmone mbasi deshtojme ne kurimin e vesit .Kete shoqeri gjetem dhe kete po mundohemi ta ndertojme .Si thote Koloreto ,eshte e drejta e secilit .Dhe mua me tha doktori :Do vdisni heret me cigaren …une i thashe :Po ju prandaj nuk e pini se ju kane thene qe nuk do vdisni …te pakten do vdes dhe e kenaqur 😛
          ketu ne Amsterdam ,para jo shume kohesh me treguan lokale apostafat ku blije qesken tende ,e pije rehat ne tavolinen tende ,sigurisht me dok.identifikimi ne dore
          Ka shume vende qe e kane te deklaruar dhe te ardhurat e shtetit jane goxha te larta .Keto perkthehen ne mireqenie ,…do kete ikur Koqo deri ateher dhe Saliu do jete duke tymosur ne ferrin e tij 🙂
          Nqs legalizohet nuk do kete nje adoleshent qe do perdoret nga grupe kriminale per tua shitur si parajse cigaren neper shkolla . …si po ndodh tani .
          Do jete nje eksperience e bere ne kohen e duhur , dhe me shume gjasa si cdo gje e lire do refuzohet .
          Sigurisht do jene dhe te ardhura legale ,nuk do sherbejne si “zgjedhje politike” apo per te nxjerre ne krye trafikantin e radhes .Jane projekte me afat te gjate ,por pikerisht per adoleshentet tane kjo duhet ber .Nuk flas fare per efektet kurative ,nuk i di ,por flas thjesht si ves .Tashme eshte ketu dhe eshte pr qe e kemi .Duhet zgjidhur .Mos legalizimi nuk ka sjelle zhdukjen e tij ,perkundrazi .
          Dhe mos harro qe formule magjike nuk ka ,as rezultat me fitore 100% ,ka dhe do te kete gjithmone probleme cdo lloj rrugezgjidhje ,por ketu ku punoj une ,humanet jane numra dhe statistika …me thone gjithmone :Nuk mund ti shpetosh/shpetojme te gjithe .70% eshte rezultat i mire
          E urrej kete gje ,por ne fund matematika fiton .

          “e vissero felici e contenti ” e solo una fiaba 😛

          • @Love, ti ose ke kompjutwrin ne guzhine, ose femijet e tu masakrojne McDonald’sin tre here ne dite…hahaaa,me kaq kohe te lire,haaaahaa, me shaka e kam, poshte komandanti Ben Duka qe i ngriti vjershe Veronikes.Poshte edhe Coelho, qe mendon keq per Veroniken.Na bashkon nr 3 ne kete drejtim, une e konsideroj fat, jane pasuria ime, me vone s’i dihet, gioia e dolori…Pra edhe ti e pranon legalizimin si dorezim, s’è ndalojme dot marrezine, se djalli eshte gjithnje nje hap perpara. Kur u fol per homoseksualizmin kwrkuan legalizim, OK, beni c’te doni, jo po te njihet Martesana, po hajde, OK edhe kjo, jo po ngaqe s’ bejme dot kolopuca duam ti adoptojme, nuk ma dy pa tre – thone italiane, ose kush ben 30 ben edhe 31.Meqe Nietzsche me pelqen ka thene se Njeriu eshte dicka qe duhet superuar…Kisha vjet nje lavapjati italian, kish qene elektricist.E linte punen ne cfaredo momenti se e therriste Maria…Te pakten 3 here ne dite; Une punoj per te tymosur – me thoshte, dhe vertet 1 gram 10 euro, sipas tij ne 25-30 vjet dashuri me Marian kishte shkuar ne tym mbi 300 mije euro. dhe eshte hicasgje po ti konvertosh ne kokaine.Koco po te degjoje se gjaku ka pazar me te larte nuk do vonoje te kerkoje legalizimin e shushunjave. Por lavapjati s’kishte krijuar familje dhe as do krijonte, se si djale i zgjuar qe ishte dhe eshte me thoshte vete qe lulja e Maries (marijuana) dhe familja jane dy gjera qe perjashtojne njera-tjetren.Perfundim inreresant, apo jo? Nje gazetar i mire per mua nga viset e babait ka konuar termin Ciqitemizem, me kete term nuk ka Koco qe falimenton (as Koco qe flet pa lejen e shoferit – kjo eshte nyja e dilemes ne fakt, kush e hapi kutine e Pandores?).Pra e dashur, poshte sakrifica, poshte rruga e gjate e Uliksit, qe kthehet ne Itake i varfer, por i mbushur me pasurine e ngjarjeve, perpjekjeve dhe eksperiencen, cqtm ketyre dokrrave moraliste qe po them une, qe kam ngritur ne debore adoleshente te bere”dru” nga droga pas mesnate duke lajmeruar 118(a nuk kushton ambulanca), pervec stresit familjar apo pergjigjes lakonike te viktimes:”kush jam une? Nuk e di se kush jam”…Cqtm formimit te nje shoqerie te shendetshme qe enderroj une katundari moralist, duhet Liri, sidomos kur kjo liri i hedh kembet ne sinkron me muziken e miliardave, eshte e dyta qe cliron te paren, se te ishte e kunderta nuk do kishte Koco filantropist. Cqtm edhe ketij muhabeti, se mos na pyet kush. Da quando il mondo è ridotto un bordello tutti i sogni vanno a puttane. Mos mi vidh vargjet, se jane autentike.

          • ahahahahahhahahaahahahahah
            Coelho e do shume Veroniken
            eshte libri me i bukur i tij …nuk kishte si te ishte ndryshe me kete emer 😛

            Je pak “komunist” ne gen 🙂
            jane ndryshe nga ne ,por kjo nuk dmth qe kemi absolutisht te drejte . homoseksualet nuk me bejne me asnje efekt .as femijeve te mi .Kane ne shkolle nje femije te tille … i vogli nganjeher thote “erdhi ai me dy baballare”
            e ka harruar tashme sepse reagimi i dy te tjerave ka qene i menjehershem .Une gezohem kur reagojne per lirine e tjetrit .Kjo i ben dhe garanton lirine e tyre .
            Mariuanen mos e shiko ne prizmin e Koqos
            zgjeroe me tej linjen .Nuk do jete gjithmone keshtu ,ata do ikin ,si anonim ,nuk do kujtohen me .aq sa do kujtohen femijet e mi per envorrin .
            elektricisti eshte ekstremi ,moslegalizimi sjell keto gjera ,por dhe sikur
            ESHTE E DREJTA E TYRE ,JETA I PERKET ATIJ .MOS [PARA] GJYKO !

            e kam ber dhe vazhdoj ta bej ende ate pune
            nuk ka deshperim me te madh se te pyetja
            “kush jam une ,kush jemi ne ”
            Liria jone ,i dashur Gjerman , hedh valle pikerisht ne fillin e miliardave .
            FMN ,BB , jane bankiere profesionist .
            Dje ISMAIL BEJ VLORA ,ne intervisten qe shkruante kjo gazete ,te tregoi ketu e nje shekull me pare cfare dmth liria ekonomike
            Asgje nuk ka ndryshuar ,thjesht ka nje forme tjeter ,kane emra te tjere ,tani quhet Bruksel
            por adoleshentet tane varen nga kjo valle .
            Ata qe nuk kane lindur ende ,jane me nje borxh prej 2 mij dollaresh ,mendo ,ende nuk kane lindur .Nje femije qe fle ,rritet ,nje popull qe fle VDES ! Varferia eshte nena e te keqes jo vetem ekonomike .Po e shikon keto 25 vjet se ato me pare ndoshta i quan arritje 🙂
            duhet pare shume me larg ,ne horizonte te reja ,kemi dhe shume kohe te humbur
            kemi ngelur ende te “njeriu me top ”
            nuk behet me lufta me top 🙂

            [dhe me ate MCdonald cfare ke ???
            mos pret qe te laj dhe pjatat ?
            Quando Dio distribuiva i bei caratteri …
            io avevo gia’ litigato con tutta la fila ]
            non ho difetti ,ho pregi capovolti
            adoleshentet mi mesojne keto ]
            😛 😛

  • jazek u qofte atyre qe kane nje pozicion publik apo mediatik dhe bejne pro droges. Mos ju rente kurre ne dere mallkimi qe sjell ajo se vetem atehere do beheni njerezor… na rrofte qe mburremi me nene Terezen, historine tone etj etj, jemi bere komb zvarranik dhe meqe droga po quhet fat, ulni dhe poturet se dhe b… mund te kthehet ne investim..jeni ne terezi apo jo, ku e gjeni kurajon dhe guximin te provokoni te ardhmen e femijeve tane. Le te beje cfardo perendimi, ne jemi me perendimin konservator jo ate liberal qe po e shpie vete demokracine ne amulli dhe anarki.

  • Ne kohen e Dulles kemi pare nje film italian me Virna Lizin qe quhej;”Nje dite do te vish te trokasesh ne deren time”. Trajtonte problemin e droges ne shoqerine italiane te viteve 1970 – 1980. Po ashtu ne Radion italiane kishte nje emsion qe titullohej “Droga – che fare?!”. Ishin probleme te asaj shoqerie qe ne ne ate kohe ne nuk i njihnim. Ose i njhnim nga filmat si “Oktapodhi” etj etj. Sot fale demokracise edhe ne po zhvillohemi. Droga, prostitucioni, homoseksualizmi, – po quhen dukuri normale. Njelloj si krimi dhe korrupsioni. Pa asnje dyshim qe droga eshte e demshme per organizmin. Fillon me hashashin dhe perfundon ne ato sintetike qe ta kthejne trurin ne nivelin e atij te majmunit. Sepse problemi banalizohet duke u legalizuar. Dhe keshtu shoqeria jone demokratikase dhe properendimore do te jete homoseksuale, drogare, korruptive, laperdhare etj etj. Por kjo do te kete te miren e saj se ne kete menyre do te kemi me shume shanse te hyjme ne Europe (!)
    Tani une nuk e di mire se si do te reagoje Europa nese ne Shqiperi legalizohet mbjellja e kanabisit an e mbane vendit. Si kerkon autori i shkrimit. Sepse eshte e sigurt se porsa qe tregu i brendshem shqiptar te “ngopet” me droge, mafiozet tane trima do te marrin skafet, dhe nuk ka burre none ne bote t’i mbaje pa e çuar drogen sagllam ne Itali dhe me tutje. Ne kete menyre do te forcojme krimin e organizuar dhe do te behemi si Kolumbia. Shtetin do ta kontrolloje Mafia. Pyetja kryesore eshte: A do ta mireprese Europa lejimin e legalizimit te kultivimit te droges ne Shqiperi apo jo?! Kjo eshte çeshtja. Ne rast se Europa na hap driten jeshile une them qe ta legalizojme menjehere mbjelljen e kanabisit an e mbane Shqiperise. Se me keq seç kemi vajtur keto 25 vjet nuk mund te shkojme. Por te pakten njerezit, dhe sidomos trafikantet tone te dashur, mund te fusin ndonje lek ne xhep. Dhe atehere demokracia do te kete vertet kuptim.

  • Kur t’a legalizoje Shqiperia drogen,Europa do t’a kete me cmim fare te ulet sa nuk do t;ja vleje kultivimi.Po prodhimet bujqesore kush do t’i kultivoje ?-Le t’a provojne njehere,e te mbeten pa buke qe te marrin vesh c’do te thote turrje pas fitimit te degjeneruar !
    -Duhet te lirohen te burgosurit per droge,duhen demshperblyer per vitet e burgut,bile duhet t’ju kerkohet edhe falje per dnim te padrejte,gjithashtu duhet te dekorohen si pishtare te drogaxhistanit Albanez !

  • nese vertet u qan zemra per para per popullin, le te ngrene ca ferma, ti ruajne me ushtare dhe police dhe gardhe me tela dhe paketimin brend ne ferme dhe direkt ne Europe duke i mos dhene askujt mundesine per konsum te brendshem. Pra, tjeter prodhimi per europe, tjeter legalizimi per konsum te brendshem. E beni dot! Jo, se e para me sa duket duan te vrasin dy zogj me nje gur. Edhe ta pijne haptazi kur bejne konferenca per shtyp se me siguri shume palopolitikane dhe analiste dhe VIPa demokratik jane perdorues te saj, edhe ta monopolizojne me pas si treg dhe te na behen si kumbaret e droges ne Kolumbi qe heqin e vene qeveri dhe jane mbi ligj. Krijoni dhe ferma prostitutash pastaj, qytete Kazino dhe ia hodhem…. si thone tek ai filmi ‘keshtu te kete perfunduar dhe Shabani yne valle!!!… kujdes ju te medias sepse keni shume pushtet dhe komentet tuaja duhet te jene me kembe ne toke dhe jo te ndikuara nga politikat e dites. E ardhmja e femijeve nuk vihet ne llotari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *