Droga në Itali, Policia: Aksion i përbashkët me GDF

Elton Tafaruci

Lidhur me sekuestrimin e sasisë së kanabisit në Brindizi të Italisë, Policia e Shtetit ka deklaruar se ka qenë një operacion i strukturave të saj i koordinuar me autoritetet italiane, kryesisht ato të Guardia di Finanza.

“Në bordin e gomones së kapur në Brindizi u gjetën 31 pako të mëdha, me peshë totale 682 kilogramë kanabis sativa”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Në dokumentin zyrtar bëhet e ditur se, po vijon puna e përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane për identifikimin dhe kapjen e tre trafikantëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *