PD: Komision hetimor për drogën. Meta: Po merret drejtësia

redaktor

Kryetari i Kuvendit, drejtoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku ishin të pranishëm nënkryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët e komisioneve të përhershme, ku u miratua draft kalendari i Punimeve të Kuvendit 26 maj -13 qershor 2014, si dhe draft programi i punimeve të Kuvendit 26 maj -04 korrik 2014.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka kërkoi që të rishihet edhe një herë vendimi për komisionin hetimor lidhur me trafikun e drogës.

Gjithashtu, Paloka kërkoi  përfshirjen në kalendar edhe të raportit të komisionit hetimor për policinë.

Në përgjigje të kërkesës së kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me këtë çështje, Kryetari i Kuvendit, sqaroi se kjo është një çështje me të cilën po merren organet e drejtësisë.

Kryeparlamentari Meta i njohu anëtarët e pranishëm me projektligjet e parashikuara si dhe me axhendën e punimeve të Kuvendit për ditët në vijim.

Meta sqaroi se në mbështetje të nenit 26 të Rregullores në projektprogram janë përfshirë të gjitha çështjet që janë depozituar për shqyrtim dhe miratim, si dhe ato të mbartura nga programi aktual në projektkalendar  edhe ato nisma që plotësojnë afatin dy javor të depozitimit në Kuvend të parashikuar në projektprogram.

Share This Article
1 Comment
  • ————————————————————————–
    Lajm i tmerrshem:

    Analisti amerikan i ceshtjeve “anti-mafie” zbulon qe
    Shteti dhe Qeveria e Sali Kriminelit e lidhur
    dhe e kapur nga “MAFIA” qysh prej 1994-tres.

    Z.Rama,
    E ke te veshtire te rregullosh Shqiperine,
    e kapur nga mafia Berishiane.
    ————————————————————————–

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *