Drogë, armë e prostitucion, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Elton Tafaruci

Shpërndarje kokaine, armë dhe prostitucion. Ky ishte aktiviteti i një bande shqiptarësh që vepronte në Piaçenza dhe që përbëhej nga 5 të rinj shqiptarë të cilët janë vënë në pranga gjatë një operacioni të koduar “Matrix”.

Të ndaluarit, të gjithë rezidencë në Piaçenza, mes 23 dhe 36 vjeç janë të akuzuar si drejtuestë një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës, veçanërisht të kokainës e kanabisit në disa zona të Milanos.

Të arrestuarit janë identifikuar me emrat: Daniel Elezi, Altin Muça, Kelmend Muça, Tajar Menerja dhe Qazim Sharka.

Arrestimet janë bërë gjatë ditës së djeshme pas një hetimi disa mujor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *