Drogë dhe municione, arrestohet ish-polici dhe djali i tij

Elton Tafaruci

Një ish-punonjës policie dhe djali i tij 21-vjeçar u arrestuan nga blutë e kryeqytetit, pasi u kapën me lëndë narkotike. Në pranga kanë përfunduar 43-vjeçari Altin Çela dhe djali i tij Xhon.

Ata u kapën me dy doza kanabisi, ndërsa gjatë kontrollit që policia ushtroi në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan: 15 qese farmacie me kanabis, me peshë 45 gram, 7 granata dore defensive, 6 ndezës detonatore me mashë dhe 12 krehër fishekësh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *