Një operacion i agjentëve të skuadrës së Ascolit në territorin e San Benedetos në Itali ka arrestuar katër persona.
Sipas medias italiane, Policia e Shtetit ka mposhtur një organizatë të përbërë nga shtetas shqiptarë që furnizonin me drogë qytetin e Milanos duke e sjellë nga brigjet e Adriatikut.
Nga të dhënat hetimore rezulton se shqiptarët përveç drogës kishin si aktivitet edhe shfrytëzimin e vajzave për prostitucion përgjatë bregut të Marche / Abruzzo.
Shtetasit shqiptarë që ranë në prangat e policisë italiane janë Regent Xhixha, 25 vjeç dhe Arlind Xhixha 28 vjeç të dy banues në Monteprandone (AP); Roland Lusha 37 vjeç dhe Përparim Meleqi 43 vjeç, i cili u ndalua edhe në San Vittore./DITA
