Policia greke ka arrestuar pranë Janinës një shtetas shqiptarë i cili po lëvizte me motorin e tij të ngarkuar me drogë. Arrestimi i 26-vjeçarit u bë në kufirin greko-shqiptarë.
Motori u pikas në aksin Kakavijë-Janinë ndërsa vinte nga kufiri i gjelbër. Shqipëri nuk iu bind policisë dhe shtoi shpejtësinë por u arrit të kapej më vonë në Karies, Janinë. Në motor u gjetën dhe sekuestruan 6 kg 850 gram marijuanë dhe u arrestua drejtuesi, shqiptar 26-vjeçar.
Gjithashtu në Bizani, Janinë u kap një sasi droge në një makinë me të cilën udhëtonin një shqiptar 33 vjeç si dhe një 30-vjeçar e një 23-vjeçare greke, që janë arrestuar si bashkëpunëtorë në trafik.
E.Xh
