Drogë në autobus drejt Greqisë, në pranga 29- vjeçari

redaktor

Një person është arrestuar nga policia pasi është kapur me lëndë narkotike. Në pranga ka rënë Kristo Dervishi, 29 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë nga punonjësit e Policisë Kufitare në Kakavijë është konstatuar në çantën e 29-vjeçarit një sasi lënde narkotike kanabis sativa, me peshë  106 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë, Dervishi po udhëtonte me autobus drejt shtetit grek.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i  lëndëve narkotike”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *