Tre persona janë arrestuar në Elbasan në kuadër të aksionit të policisë të koduar ‘Bradasheshi’, ku u sekuestrua një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa. Të arrestuarit janë Pëllumb Velija 25 vjeç, Jemin Kaçuli 55 vjeç dhe Albian Çakalli 23 vjeç.
Të arrestuarit u kapën dje në fshatin Bradashesh dhe gjatë kontrollit në makinën në pronësi të Pëllumb Velija, u gjetën 6 kilogramë kanabis sativa.
Gjatë kontrollit në banesën e Pëllumb Velija u gjet edhe një sasi e vogël kanabisi prej 9.45 gram.
Të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
