Drogë në goma, arrestohet 31-vjeçari nga Vlora

anazapta

Pesë kilogramë marijuanë janë sekuestruar dje në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ndërsa në pranga është vënë poseduesi i saj.

Sipas policisë, Sazan Ismailaj, 31 vjeç, po udhëtonte drejt Greqisë me mjetin e tij Golf 4  veturë me targa greke ZZY 2349, në gomat e të cilit kishte fshehur 8 pako marijuanë.

Pas marrjes në pyetje të 31-vjeçarit, policia tha se ai e ka kultivuar dhe  prodhuar në  një tokë të hapur rishtas  mbi fshatin Sevaster , në  rrethin e Vlorës, dhe do ta trafikonte për në Athinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *