Dy të rinj shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë italiane, pasi janë kapur me drogë. Ata janë ndaluar në Gallarate për një kontroll rastësor, ndërsa ishin duke udhëtuar me makinën e tyre. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, por janë të moshës 30 dhe 20 vjeç.
Kur u pyetën nga efektivët e policisë rrugore se, ku do shkonin ata shfaqën shenja nervozizmi. Kështu policia u detyrua të bënte kontroll të imtësishëm të automjetit. Të rinjtë shqiptarë kishin fshehur në makinë 1 kg kanabis. Ata janë dërguar në burg, ndërsa hetimet vazhdojnë për të mësuar se kush ishte destinacioni i drogës
