Në disa thasë me speca, policia hungareze kapi në një autobus nga Kosova lëndë narkotike e cila ishte fshehur.
Policia shihet në një video të publikuar duke nxjerrë një thes me speca nga bagazhi i autobusit, brenda të cilit gjendet drogë. Sakaq, pas kontrollit të thesit të parë policia nxjerr nga bagazhi i autobusit edhe dy thasë të tjerë.
Autoritetet ndërkohë njoftojnë se brenda thasëve me speca janë gjetur rreth 23 kilogram drogë.
h.b/dita
