Banorët e Dropullit kanë kërkuar që të ngrihet një postë policie në këtë zonë. Kërkesa e banorëve vjen pas disa vjedhjeve që kanë ndodhur në kohët e fundit. “Posta e policisë të ngrihet në zonën e Dropullit dhe të mundësojë një ndërhyrje efikase”, janë shprehur banorët. Ditën e djeshme, drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Haki Çako, ka zhvilluar një takim me minoritetin grek. Banorët e këtij minoriteti janë ankuar për vjedhje të shumta të banesave që kanë ndodhur në këtë zonë. Tre grupe plaçkitësish janë ndaluar nga policia për këto ngjarje.
