Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Argumentet për gjuhën shqipe në Kishën Autoqefale tonën janë pothuajse shteruese. Çdo kundër argument tingëllon banal, antikombëtar, aq sa besimtarët ortodoksë, të vërtetë shqiptarë, nuk duhet t’ia lejojnë vetes të shkelin në dyert e kishës, sa kohë që nuk flitet shqip. Nuk ka fyerje më të drejtpërdrejtë ndaj F.Nolit e gjithë të tjerëve që me urdhër të kishës greke janë masakruar e lënë në harresë qëllimisht prej Janullatosit! Ajo që më brengos është ideja e heshtur kohë më parë në një shkrim, lidhur me dhënien e shtetësisë Janullatosit. Druaj se mund të ndodhë. Jari, aty nga fundi i mandatit të tij, me urdhër të Saliut, mund t’i japë nënshtetësinë shqiptare e mbas kësaj nuk do të ketë më në Shqipëri, Kishë Autoqefale. Janullatosin do ta shpallin “shenjt” e në Tiranë do të vijë gjysma e “besimtarëve” grekë në nderim të shenjtit të tyre, ashtu siç bëjnë kur vërshojnë me dhjetëra autobuzë edhe nga Greqia në Kolkondas të Fierit, në kujtim të Shën Kozmait. Mos e besoni po deshët…!
