DSK, marrëveshje me kamerieren, 6 milionë USD për gabimin në “Sofitel”

anazapta

Gjashtë milionë dollarë. Ky është çmimi për “gabimin” e tij në hotelin “Sofitel”, në Nju Jork. Ish-shefi i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, do t’i paguajë akuzueses së tij, kamerieres  Nafissatou Diallo, 6 milionë dollarë. Sipas të përditshmes franceze “Le monde”, për të paguar këtë gjobë, Strauss Kahn ka kërkuar një kredi prej 3 milionë dollarësh, ndërsa tre të tjerë do t’ia japë borxh e shoqja, Anne Sinclair. Avokatët e Strauss Kahn e kanë hedhur poshtë këtë informacion të së përditshmes franceze, duke e cilësuar si një lajm-fantazi.

Mbyllet në këtë mënyrë kalvari i gjatë i seancave gjyqësore për ish-shefin e FMN-së.  Akuzat e kamerieres për dhunë seksuale dy vjet më parë e detyruan Strauss Kahn të dorëhiqej nga posti i shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke iu mbyllur kështu edhe dera edhe ambicieve të tij presidenciale.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *