Ka qenë e pamundur për mos u vënë re suksesi i Dua Lipës këtë vit, pasi e kemi parë të na mahnisë me performancat e saj në skenat e ndryshme nëpër botë. Para disa ditësh ajo ishte e ftuar në BBC Radio 1 Live Lounge, ndërsa ndalesa e saj e rradhës ishte në një ndër emisionet britanikë më të ndjekur “Sunday Brunch” në televizionin Channel 4.
Teksa Dua performoi hitin e saj “Blow Your Mind” , dy moderatorët Jim Lovejoy and Simon Rimmer suprizuan këngëtaren e talentuar shqiptare me disa byrekë të vegjël me spinaq, për të cilët Dua u pohoi atyre që i pëlqen shumë dhe që janë tradicionalë në vendin tonë.
Më pas ajo filloi t’u mësonte prezantuesve fjalët magjike shqip, që ashtu si Dua edhe ne duhet ta pranojmë se i thanë me të vërtetë shumë bukur.
