Dua Lipa nuk ishte në koncertin e Pavarësisë, babai i saj tregon arsyen e vërtetë

entela

Edhe pse 17 shkurti ka ikur, dhe janë mbyllur festimet e Pavarësisë së Kosovës, sërish vazhdohet të diskutohet për mosardhjen në koncert të Dua Lipës.

Për këngëtaren nga Kosova, është thënë se nuk ka pranuar të vijë në koncert nëse nuk paguhej aq sa kërkonte ajo.

Gjithashtu një mosmarrëveshje me Rita Orën, mund të ketë qenë një arsye tjetër, e mungesës së Duas në 10-vjetorin e pavarësisë.

Dua Lipa me prindërit e saj
Dua Lipa me prindërit e saj

I ati i Duas njëkohësisht, edhe menaxheri i këngëtares, ka sqaruar arsyen e vërtetë se përse e bija nuk ka qenë  e pranishme në koncert.

Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë, kanë qenë në lidhje me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë miqësore, jo zyrtare.

Prandaj nuk është i vërtetë, as pretendimi as shuma e cila është përfolur në disa portale, pasaktësi për të cilën në ndjejmë keqardhje”,-është shprehur Dukagjin Lipa, në një intervistë për “Kohën Ditore”.  e.r./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *