Fama e 20-vjeçares kosovare duket se ka tejkaluar çdo parashikim. Dua Lipa vazhdon pjesëmarrjet e saj në programet më të shikuara europiane dhe intervistat me emra të njohur të botës së televizionit.
Këtë fundjavë artistja e cilësuar si një nga zbulimet e vitit 2016, ishte e ftuar në programin e Fabio Fazzios në Rai 3, “Che tempo che fa”.
Me stilin londinez në pamje dhe zërin karakteristik, bukuroshja me origjinë shqiptare duket se bëri për vete dhe prezantuesin italian i cili nuk i kurse komplimentat e batutat pas performancës së “Be the One”.
Në ndërkohë, përmes një postimi në Instagram, Dua ka njoftuar se sonte (e hënë) do të performojë në Berlin.

