Dua Lipës i është dhuruar një vilë rezidenciale në Jug?

redaktor

 

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa këtë vit ka kaluar një pjesë të mirë të verës në jug të vendit tonë. Por mesa duket ka pasur një arsye të fortë, për të parë shtëpinë e saj.

E ftuar në studion e “Rudina”, gazetarja Klotilda Harka zbulon një detaj, duke u shprehur se këngëtarja me famë ndërkombëtare ka një shtëpi në jug të Shqipërisë, që prej vitit të shkuar, e cila i është dhuruar në kuadër të reklamimit.

“Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar.

Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve… i kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm.

Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtetë një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug”, tha gazetarja.

Ndërsa gazetari Eraldo Rexho shtoi: Mora vesh që një tjetër shtëpi është dhuruar në një zonë tjetër të jugut të Shqipërisë, po prapë gjatë kësaj vere. Me siguri deri në fund të këtij viti Dua do ketë shtëpi në çdo qytet shqiptar…

Megjithatë këngëtarja asnjëherë nuk ka bërë me dije se në Shqipëri ka rezidenca, edhe pse këtë verë e kaloi duke shijuar bregun e Sarandës.

i.b. / dita

 

Share This Article
12 Comments
  • Nje vile ´residentialé na katundin e fshatitvturistik?! Pasaniket nuk paskan qef me pasur komshiun ne dhomat e tyre se n’ate fshat direkt e ne dhome e tjetrin ishte pamja! Keshtu kur katundari te nderton fshat me shijen e tij!
    Duhet kohe qe te kuptojne fshataret ndertuese se luksi i vertete eshte natyra e paprekur perreth e jo betonizimi! Nuk po shiten aq lehte ato ´cage à lapin’ kafase per lepura me kosto sa s’ban, e ju dihet dua per t’i shitur!

  • eh generation z ku je! brezi pas millenials! Shiteni pararoje te ndershem, sikur te vjetrit ju pengojne rrugen.
    Por shikojeni cucen Dua Lipa, e re, sillet si skile plake 50 vjecare, merret me politike ne kurriz te njerezve dhe fsheh te vertetat e ketij aktiviteti ku perfiton marshalla.

    vegel e ramutit vegel e sorrosit pthuu!!

  • Ky sharlatani Rama na e paraqiti kengetaren me fame boterore se po i kalon üushimet tek atdheu i te pareve te vet?ne fakt aq gjate sa qendroi ajo ishte pak e dyshimte ne nje kohe qe bota ka vende sa te duash edhe me te qeta edhe me te mira!Me sa duket i kishte caktuar edhe kohen sa duhej te rrinte!Plehra rilindase!Ata qe e duan shqiperine e bejne edhe pa interes.Dhuroni mallin e popullit kurse dikujt ja marrin pronen e se sheh me me sy!

    • Sapa o katundar apo malcor i ndyte e faqezi.Ne kete vend qe fatkeqesisht banon ti o hor me emrin Sapa ,Dua Lipa perpiqet te promovoj bukurin e natyren e bukur shqiptare,qe sa ma shume te huaj te vizitojne Shqiperin.Ne fakt ajo vuajti qe kaloj pushimet ktu ne Shqiperi,por ajo erdhi per reklamuar bukurit natyrore te vendit tone.E pas vuajtjes ne plazhet e vendit tone kaloj pushimet ne plazhet e riviarat ma te shtrejta e ma te bukura ne bote.Ajo absolutisht nuk ka nevoj per ne o fshatar tipik shqiptar se paku ne mentalitet,ne kemi nevoj per te.Sa e drejte esht proverbi i pater Gjergjit te madhe:kur ulet katundari ne sheher luan mendsh

      • Kultura qe perdor ti eshte e Saliut kurse militantizmi eshte Rilindas! shijoje o qytetar i nderuar jeten ne vendin qe ti thua Dua Lipa ka vuajtur qe kaloj pushimet ne Shqiperi!Per njerez si ti kane nevoje kriminelet 31 vjecare qe kane marre peng kete vend!Te paska shkuar puna mire keto 8 vitet e rilindjes ne krahasim me ata qindra e mijera qe braktisin vendin e zhytur ne krim e hajduteri!

        • O pandershem e rrencak me emrin Sapa: Ne rradhe gjendja ekonomike,arsimi e punsimi me ka lejuar te shetis pathuajse gjysmen e botes.Keshtu qe ta them me siguri qe pothuajse te gjitha vendet kishin plazhe shume me te bukura se ato shqiptaret.Ne se ka nje rritje te vleresimit plazheve shqiptare ,asht ajo e paprekshemenis natyrore ,se te tjerat jane shume,shume prapa.Kjo per dijen tande.Te thuash te verteten ne sy o faqeziu eshte dije e kulture.Un thjeshte jam nje pensionist i shkolluar e super shkolluar ,natyrisht edhe i punsuar prej ma teper se 30 vite jashte .Natyrisht para komunizmit familja ime ishte nder ma te pasura te qytetit Shkoder.Komunizmimna i mori te gjitha e me ardhjen e demokracis(shkodra e din mire se kush ishin demokratet,kush dogji e vodhi Shkodren,kush vrau e grabiti Shkodren) PD me S.Berishen me ligjin 7501 ligjeroj grabitjen e tokave e pasunis se pronarve te ligjeshem e per interesa partiake ja dhuroj pak a shume shegertave tone.Pra thjeshte PD solli nje rreforme te dyte agrare ku katundar e malcore u ulen nga mali e grabiten tokan prane qyteteve.Kjo krejt shkurtimisht.Krimi e hajduteria e fukaralleku eshte pjelle e injorances e paaftesis mendore e fizike per tu perballu me jeten.Pikerisht jane ato qe ne boten e zhvillume gjithenje e ma teper kan krijuar ne bote pershtypjet ma negative per Shqiptaret.Shikoji kush jane kto hajduta e kriminel nga cilat pjese te vendit jane(prej nga je edhe ti) e te bindesh se gjithecka shenova apu shkruejta jane te verteta,ndersa ato tuajat jane pjese e llumit te tipit “babale”.Nuk ka vend ne bote me aq makina te reja e te kushtueshme qe perdoren per qejfe(emigrantet e mjere i perdorin per pune) e qe kan kosto te larte te mirembajtjes e konsum benzine.nuk ka vend ne bote ku nga mengjezi e deri ne darke vone restaurantet jane plot e perplot (te krijohet pershtypja sikur aty drekohesh apo darkohesh pa para),ku shqiptaret jane pronar me mbi 91% e shtepijave private e ku europianet ne shetet e fuqishme ekonomike rreth 40 perqind banojne ne shteti me qira e 60% kan shtepia private e ti mor “goz gomari” vlet per varferi e krim e ku jam i bindun se ti Ti je perfaqesuesi ma tipik i atij grupimi politik qe quhet PD QE VODHEN,VRAN,SHKATRRUAN,GENJYEN,MANIPULUN,SAJUN gjithecka e qe drejtoheshin apo kishin kumandar S.Berishen,kte antishqiptar,hajdut e kriminel sa qe DASH do ta quante ate organizat terroriste.E kupton e sheh te verteten lakuriq tashma.E patjeter vendi i tij eshte ne burg pse jo edhe i atyre militanteve e mbeshtetesve fanatik(kryesisht tropojan) qe erdhen ne Tirane pa “brek ne bythe” e sot jane te majmun ne lek,dollar apo euro.Prandaj te sjellesh D.Lipen te promovoj rivieren shqiptare eshte krenari e nder.E kuptove pse thash te verteten.
          KULTURA NUK PERDORET POR TREGOHET.

      • o Jorgaqi i Ramutit, Dua Lipa po te jete me karakter nuk shkon te zaptoje shtepite qe i paguan kurrizi i shqiptareve,. po te paguaje nga xhepi i saj i krimbur me leke nese i intereson Athdheu.
        Felliqesira te gjithe.
        Reklamen e ben Ramuti o qelbesire, ai promovon veten, dhe faturat i paguan populli shqiptar.
        Sa eshte borxhi kombetar o kerme?

  • Super lajm nese eshte i vertete. Sikur te “blinin” vila edhe shqiptaret e tjere te famshem do ishte marketingu me i mire per turizmin shqiptar.
    Greqise i nisi turizmi pas Zorba the Greek dhe interesimit per prona nga Onassis, Callas e shume te tjereve.

  • fare thjeshtë duhet pyetur “qeveria”,E-Drama,nëse një gjë e tillë është e vërtetë,dhe nëse është!?
    përse nuk është bërë publike??

  • Po c’keni more me D.Lipen ? Pse e ka problem ajo te bleje ne Sarande apo Ksamil nje vile ? Sa vila e Supervila jane sekuestruar ? E pra nje nga ato i eshte bere dhurate per reklame,turizem ,fame etj.Dhe ne se nuk eshte dhurate e qeverise ka dhe te tjere ‘ Ballile’ jashte qelive.Po pse mbahet e fshehte ?

    • Po ta bleje Dua nuk ka asnje problem, por tja kete dhuruar Ramuti me biznesmenet e “korporates” se Biznesit, atehere ndryshon puna.
      Dua duhet te investoje ne Shqiperi, jo te haje qyl ne kurriz te miletit.
      Dhe me keq akoma, te dali dhe te reklamoje kete kermen e ndyre antishqiptare qe nuk ka lene gur pa levizur kunder Kosoves. Ky njeri eshte armik i shqiptareve, eshte turp ta promovosh

    • rita mi kungulleshkë boshe!!
      as rita dhe as bill gejtsi nuk kanë problem të blejnë një kacolle në shqipëri!!
      problemi qëndron tek ajo që ndodh pas “kuintave”!!
      deri dje ne e kemi njohur dua lipën si një vajzë shqiptare që ka arritur sukses dhe atë sukses e përdor dhe për të promovuar çështjen shqiptare!!
      për mua është fantastike dhe e ngre atë shumë lart!!
      deri këtu jemi në rregull mendoj,për fshi dhe mëndjen tënde!!
      por ndryshon problemi,nëse është e vërtetë që kjo që është shkruar këtu,nëse ajo është paguar për këtë promovim!!
      nëse është paguar!?
      atëherë bie menjëherë respekti që unë shpreha pak më lart!!
      në atë moment lind pyetja:
      nëse është zgjedhur dikush për të promovuar turizmin shqiptar,a ka pasur një tender për të kërkuar personalitete që mund ta bëjnë këtë reklamë dhe nëse ka pasur konkurencë të drejtë për këtë tender!!
      rita ma merr mëndja që nuk ta kap truri këtë që po them unë,por të siguroj se është e drejtë!!
      nëse ajo e ka bërë nga dëshira për ti ndihmuar popullit të saj!?
      i rritet vlera si njeri,duke u respektuar nga shqiptarët!
      nëse e ka bërë me qëllim fitimi!?respekti ndoshta nuk bie shumë për të si këngëtare,por për mënyrën si është përzgjedhur!pra pa konkurencë,dhe e maskuar si veprimtari patriotike!!
      unë shpresoj që të mos jetë e vërtetë një gjë e tillë!që ajo ta ketë blerë(nëse ka një shtëpi në jug),vetë dhe jo ti jetë “dhuruar”!!
      “dhurata” të tilla ajo nuk duhet ti pranojë!sidomos nga ndyrësira, që për tu dukur “bujarë”,që grabisin popullin e tyre!pra ata që nuk kanë fatin të jenë të njohur si dua lipa!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *