“Dua që vajza ime të martohet”

Dita

Këngëtarja Eli Fara është një nga femrat e skenës së muzikës që nuk njeh moshë (dikur na ka thënë se sekreti i bukurisë së saj është kosi). Ajo njihet si një femër e hijshme dhe e dëshiruar nga të gjithë meshkujt, pavarësisht se vitet kalojnë. Eli ka një vajzë, por nuk ka një burrë dhe ëndrra e saj është pikërisht kjo: “Ta shohë të bijën në altar”.

Pavarë- sisht bukurisë dhe suksesit, këngëtarja do të donte të kishte realizuar edhe diçka më shumë në jetë, por lumturia e saj do të ishte e njëjtë nëse dëshira finalizohet tek vajza Marina. Këngëtarja u shpreh në emisionin “Zonë e lirë” që dëshiron ta shohë vajzën e saj të martuar dhe me fëmijë. “Atë që nuk e realizova dot unë, dua ta shoh tek vajza ime.

Dua që vajza ime të martohet”, ka thënë Eli Fara. Fakti që je kaq e bukur dhe në formë, ndoshta është edhe se ke qenë e lirë dhe e pavarur… kështu që t’i vetë ia ke parë hajrin mungesës së një bashkëshorti…

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *