Nuk ka tre pa katër. Këngëtarja Jennifer Lopez ka një pasion të vërtetë për jetën bashkëshortore edhe pas tre martesave të dështuara. Tashmë që është sërish vetëm ajo deklaron se është gati për tu martuar sërish.
“Do të doja të martohesha sërish, më pëlqen ta jetoj martesën. Unë nuk jam një nga ato femrat beqare që ndërrojnë një mashkull me një tjetër. Nuk më pëlqen”, tha Lopez gjatë një interviste televizive.
Jennifer martesën e parë e pati me kamarierin kuban Ojani Noa, në vitin 1997. Por në më pak se një vit u divorcuan.
Në vitin 2001 u martua me balerinin Cris Judd, të cilin e la dy vite më pas për tu martuar me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin u nda në vitin 2011 pas shtatë viteve martesë.
Nga martesa me Anthony ka dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme. Mediat rozë shkruajnë se pas ndarjes nga balerini Casper Smart me të cilin u shoqërua prej thuajse dy vitesh, Jennifer po shoqërohet me një tjetër balerin Maksim Chmerkovskiy

mark antonin e provove tashi provo naj jul cezar ose mark crass, mos u kthe mo ke antoni :):) te sugjeroj julio cesar te brazilit :):)
si thu ke ndonje mendje……..zogu
Sikur te isha i pa martuar do te mendoja ja vlen apo jo.hahahaha.
po ca te bej e flamosura. te punoje nje cicke tybekun e xha sulos…