“Dua të përfaqësoj Shqipërinë”, shqiptari trajner i FBI-së, kërkesë Presidencës

Elena Tase

Në të gjithë botën numërohen 10 instruktorë policie të nivelit të 8 në Commando Krav Maga të Izraelit dhe njëri prej tyre është shqiptari i Kosovës, Uliks Gjonaj. Për Amerikën, Izraelin dhe Zvicrën, Uliksi është individ shumë i rëndëishëm, pasi të gjitha këto shtete i kanë besuar atij Policinë e Shtetit.

Ai stërvit skuadrën policore më të fuqishme në botë siç është SWAT-i amerikan, apo FBI. Gjonaj është qytetar i Amerikës dhe Zvicrës dhe vite më parë ka kërkuar të pajiset më pasaportë shqiptare, por për shtetin tonë instruktori ndërkombëtar është një qytetar i zakonshëm. Historia e Uliksit është e pazakontë. Ai braktisi mjekësinë për tu bërë pjesë e policisë.

“Nisa studimet për mjekësi në Kosovë, më pas emigrova në Amerikë bashkë me familjen. Edhe atje rifillova shkollën si ndihmësmjek. Rastësisht takoj dy policë. Ata duke parë fizikun tim më këshilluan që të vizitoj shkollën e policisë. Shkoj dhe atje nis menjëherë studimet, dhe sapo i përfundova ato më japin titullin si instruktor”, tregon Uliksi.

Instruktori ndërkombëtar më orgjinë shqiptare nuk ka habitur vetëm Amerikën, por edhe Europën. “Në Evropë jam i vetmi i licensuar si instruktor i instruktorave”, thotë ai.

40 vjeçari punon si instruktor i Swat-it megjithatë ai gjen gjithnjë kohë të këshillojë policinë shqiptare. Sot stërvit kategorinë e policeve femra, më herët ka qenë si instruktor i Renea-s dhe grupit të ‘Shqiponjave’.

Kush është grupi më elitar që ke stërvitur? Grupi më elitar që ka stërvitur Uliksi është  Swat i Amerikës. Kuptohet që trajnimet e FBI janë të veçanta. Jo më larg se një muaj trajnova 45 pjesëtarë të Swat-it. Në arenën ndërkombëtare të instruktorëve Uliksi prezantohet me pasaportën zviceriane. Pavarësisht kësaj sot ribën kërkesën e tij për të qenë qytetar i Shqipërisë.

“Kërkesën e kam bërë tek Presidenca, Kryeministria dhe Ministria e Brendshme. Por, sipas rregullave më është kthyer përgjigja që duhet të qëndroj 5 vite në Shqipëri dhe të bëj të gjitha pagesat, por unë nuk kam mundësi dhe kohë të qëndroj 5 vite këtu”, thotë ai me jo pak dëshpërim për mosplotësim të kësaj kërkese.

Rrënjët e tij janë nga qyteti i Shkodrës për këtë arsye dëshira është të njihet si Uliks Gjonaj instruktori nga Shqipëria. “Dua të përfaqësoj Shqipërinë dhe t’i tregoj botës që ka njerëz që përfaqësojnë  shtetin dhe flamurin shqiptar, dhe jo gjithomë ne shqiptarët jemi ata që përfaqësojmë shtetet e tjera”, shprehet Uliksi.

Nëse të gjithë shqiptarët ëndërrojnë të kenë një pasaportë europiane apo amerikane, duket se dëshira e Uliksit është shumë ndryshe nga ajo e të rinjve tanë. Ai kërkon të jetë qytetar i Shqipërisë vetëm për një arsye, që Shqipëria të lakohet në dyert e policisë botërore si një vend që prodhon njerëz elitarë.

e.t./dita

Share This Article
10 Comments
  • Qeveris shqiptare nuk i duhen njerez si ky.sepse qeveritaret tane duan ca te tjer qe ti perdorin si te duan vet dhe pastaj u fusin shkelmin buthes dhe i nxjerrin rrugve.rroft ps+pd.

  • Nuk e kuptoj si ja dhane nenshtetesine atij italianit Ezo Grexhio pa asnje lloj merite dhe nuk ja japin ketij qe eshte dhe shqiptar nga gjaku.Ne fakt une mendoj se ai italiani e miri pashaporten shqiptare per te mos paguar taksat ne Itali dhe pagoi ndojne ketu per pashaporten.Kemi shtet muti dhe presidenc me keq se muti.

    • Ashtu siq ua dhan dy vellezerve mashtrues nga India,ktu duhet te jesh si kta me marr nenshtetsin po qe i ndershen rrezik ste lejn as te futesh ne shqipri pa le me te dhen neshtetesin.

  • Zoti Gjonaj!
    KJu nuk i keni cilesite e duhura per te marre pasaporten shqiptare!
    1-Nuk jeni antar i PS-se ,PD-se ose i LSI-se!
    2-Nuk jeni hajdut,i korruptuar,nuk keni perfituar PPP dhe nuk ia dini numrat e llogarive kryeministrit,ministrit te Finances,Infrastruktures Rrugore,,zv.kryeministrit dhe presidentit!
    3- Jeni shume i zgjuar,shume i ndershem dhe shume profesionist nga sa duhet te jeni ketu, dhe me cilesite qe keni do e vini ne veshtiresi kryeministrin e vendit,qe pse nuk ju ka emeruar minister te Brendshem ose drejtor te Pergjithshem te policise se Shtetit!
    Por sot,qe te behesh minister i Brendshem duhet te kesh dhene prova se je besnik vetem i kryeministrit e jo i Kushtetutes apo shtetit shqiptar!
    4-Duhet te kishin nje reference njohjeje dhe pune te pakten me nje nga oligarket shqiptare,qe me pas te justifikoni dhe perpiloni firma fantazem qe per 2 muaj te perfitojne tendera disa dhjetra milione euro pa u kontrolluar fare!
    Sic e sheh kerkesa e juaj nuk miratohet,ndaj shkoni e punoni kudo ne bote vec ne Shqiperi jo!
    Kemi kryeministrin Rama qe eshte i zoti per gjithcka dhe kur e kapin qeverine e tij me korrupsion ai mbrohet me fjalen magjike:-KU ESHTE KETU KORRUPSIONI,qe ta kuptoj edhe une?
    Kudo ne bote ka korrupsion dhe nuk e solla une ne Shqiperi!
    Dhe me kaq prokuroria e mbyll ceshtjen!
    A nuk e dini ju qe ish ministri i transporteve Basha ,dikur i shpetoi gjyqit per 350 miliuon euro shperdorim vetem duke marre raporte 3 ditore pa fund per 2 vjet!
    Bota nuk i njeh keto forma,po Shqiperia …PO!

  • Zoti Gjonaj!
    KJu nuk i keni cilesite e duhura per te marre pasaporten shqiptare!
    1-Nuk jeni antar i PS-se ,PD-se ose i LSI-se!
    2-Nuk jeni hajdut,i korruptuar,nuk keni perfituar PPP dhe nuk ia dini numrat e llogarive kryeministrit,ministrit te Finances,Infrastruktures Rrugore,,zv.kryeministrit dhe presidentit!
    3- Jeni shume i zgjuar,shume i ndershem dhe shume profesionist nga sa duhet te jeni ketu, dhe me cilesite qe keni do e vini ne veshtiresi kryeministrin e vendit,qe pse nuk ju ka emeruar minister te Brendshem ose drejtor te Pergjithshem te policise se Shtetit!
    Por sot,qe te behesh minister i Brendshem duhet te kesh dhene prova se je besnik vetem i kryeministrit e jo i Kushtetutes apo shtetit shqiptar!
    4-Duhet te kishin nje reference njohjeje dhe pune te pakten me nje nga oligarket shqiptare,qe me pas te justifikoni dhe perpiloni firma fantazem qe per 2 muaj te perfitojne tendera disa dhjetra milione euro pa u kontrolluar fare!
    Sic e sheh kerkesa e juaj nuk miratohet,ndaj shkoni e punoni kudo ne bote vec ne Shqiperi jo!
    Kemi kryeministrin Rama qe eshte i zoti per gjithcka dhe kur e kapin qeverine e tij me korrupsion ai mbrohet me fjalen magjike:-KU ESHTE KETU KORRUPSIONI,qe ta kuptoj edhe une?
    Kudo ne bote ka korrupsion dhe nuk e solla une ne Shqiperi!
    Dhe me kaq prokuroria e mbyll ceshtjen!
    A nuk e dini ju qe ish ministri i transporteve Basha ,dikur i shpetoi gjyqit per 350 milion euro shperdorim vetem duke marre raporte 3 ditore pa fund per 2 vjet!
    Bota nuk i njeh keto forma,po Shqiperia …PO!

  • Te lumte Zoti Gjonaj. Shqiptari ku ku ndodhet dhe ka sukses tregon me krenari se rrenjet e tij jane ne Shqiperi.

  • Per fat te keq z.gjonaj ke vetem nje mundsi per pashaporte shqiptare
    Hap ndonje biznes ne shqiperi me kusht qe te kesh nje politikan per ortak pra me shpk si bisht qeni perndryshe as pashaporte as biznes
    Per info amerikanet kane te drejte te kene kater pashaporta
    1) usa
    2,3) te prinderve
    4) te nje gjyshi
    Nqs e ke me ngulm ankohu ne amerike per pashaporten shqiptare si nje e drejte amerikane qe te mohohet ne shqiperi

    “Koha e tradhtareve shqiperia e shqiptareve”

  • Kur ishte president Nishani i dha nenshtetesine Ezio Grexhios nje komiku italian.Ky komiku ne fjale kishte marre per 4 vjet 23 milion euro nga Berluskoni pa paguar asnje takse.Financa italiane e kapi dhe i vuri nje gjobe 20 milion euro.Dhe ky komiku per ti shpetuar sikletit gjeti komikun Bujar Nishani qe ishte president ne Shqiperi qe i dha nenshtetesine shqiptare.Bej nje pyetje:Po per keto palacolleqe dhane jeten dhe sakrifikuan Rilindasit tane te benin shtet per ti dhene nenshtetesine Ezio Grexhos qe nuk paguante taksat ne itali???Apo per tu dhene pashaporten atyre indianeve qe kishin vjedhur ne indi ??Presidentet qe vene e vine duhet te mbajne pergjegjesi ligjore dhe penale per firmat qe hedhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *