Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Isha sot në protestën e biznesit të vogël. Nuk dua të analizoj bisedën në studio të z. Veliaj kur mbante një shishe ujë blloku dhe përmendte vazhdimisht një shifër që askush prej nesh nuk arriti ta deshifrojë. “500” ishte shifra enigmë me një dozë ironie që përdori kryetari. Por ajo që dua të jap mendim është tjetër.
Ata janë kthyer në parti llafesh e përgojimesh pa asnjë vlerë. Për defektet e qeverisjes na takon të luftojmë pa to. Kjo e vështirëson, por assesi nuk duhet të idealizojmë qeverisjen aktuale. Nuk mund ta konceptoj më veten se duke qenë pro qeverisë aktuale mos të them mendimin tim aty ku unë shoh një padrejtësi. Sot dola në proteste se më duket absurd 10-fishimi i taksës. Por kjo nuk do të thotë aspak se nuk jam mbështetës i PS-së. Profeti
