Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Thuajse çdo javë, për të mos thënë çdo ditë, në shkollat e mesme ndodhin ngjarje mjaft shqetësuese. Gjimnazistë grinden me njëri-tjetrin, por dhe me adoleshentë jashtë shkollorë. Madje degjenerojnë deri në dhunë mjaft të ashpër fizike. Një nga këto gjimnaze është edhe gjimnazi i Zejmenit ku dhuna është bërë fenomen mjaft shqetësues. Mësuesit janë të çarmatosur nga çdo kompetencë për të ndërhyrë mes të rinjve gjimnazist. Prandaj duhet me doemos të ruhen shkollat me roje polic dhe jo me njerëz të moshuar dhe të pa takt për detyrën e tyre. Preng Pjetri, Zejmen.
