Kryetari i një fshati spanjoll ka dalë me një zgjedhje origjinale për të ndalur mbylljen e shkollës nga mungesa e nxënësve.
Plani i tij është t’u ofrojë familjeve me fëmijë një vend pune dhe strehim me qira për 50 euro në muaj, në këmbim të ardhjes së tyre në Portell – një fshat në lindje të Spanjës.
“Ne u takuam me këshillin e shkollës në janar, para fillimit të semestrit të dytë dhe kishim gjithsej shtatë nxënës. Vitin e ardhshëm do të ketë vetëm katër dhe ata janë dy motra dhe dy vëllezër, kështu që edukimi do të jetë monoton, ne duhet të kërkojmë diversitetin “, ka deklaruar për Euronews kryebashkiaku Alvaro Ferrer.
Pas publikimit të këtij plani, Ferrer ka marrë qindra reagime ndaj ofertës së tij nga e gjithë Spanja dhe nga jashtë saj.
Nxënësit e përzgjedhur janë intervistuar nga bordi i shkollës dhe nga komuna.

“Për t’u përzgjedhur, duhet të ishte e qartë që mund t’u ofrojmë familjeve punë brenda komunës dhe fëmijët duhet të ishin në moshë shkollore”.
Më 4 prill, Këshilli i Komunës Portell njoftoi se dhjetë familje do të vendoseshin në fshat në fund të vitit shkollor. Katër fëmijë të rinj do të fillojnë shkollën vitin e ardhshëm në këtë fshat.
Duke folur për familjet e zgjedhura, Ferrer tha se atyre do t’u propozohej një zgjidhje nëse vendosin të qëndrojnë në Portell. Megjithatë, kryetari ka ruajtur konfidencialitetin e kandidatëve në rast se nuk funksionon me familjet që ai ka përzgjedhur.
Provinca e Castellonit ku ndodhet fshati Portell vuan nga depopulimi masiv.
Sipas të dhënave rajonale, 86% e komunave të tij kanë më pak se 5,000 banorë dhe 19 prej tyre kanë më pak se 100 njerëz.
b.m. / dita
